Sondazhi/Elona Guri mund Ramën, del politikania më e votuar në Durrës

418
Sigal

Sipas perceptimit të shprehur nga qytetarët në web, më e votuara mbetet Elona Guri, drejtuese e LSI për qarkun e Durrësit me gati 1700 vota, ndërkohë që ndiqet nga Edi Rama i PS që është i teti në listën e Durrësit me 745 vota.

Sipas perceptimit të shprehur nga qytetarët në web, më e votuara mbetet Elona Guri, drejtuese e LSI për qarkun e Durrësit me gati 1700 vota, ndërkohë që ndiqet nga Edi Rama i PS që është i teti në listën e Durrësit me 745 vota.

Nga PD, drejtuesi i qarkut Edi Paloka ka arritur të mbledhë 270 vota të qytetarëve që kanë shprehur percepimin e tyre në Newsbomb.al. Më poshtë do të botohet lista e kandidatëve për deputetë, me votat që kanë marrë sipas renditjes në webin tonë.

Durrësi është një nga qarqet më të rëndësishme në vend dhe një ‘patate e nxehtë” për këto zgjedhje. Në Durrës dalin 14 deputetë për në kuvendin e Shqipërisë.

Sondazhet tregojnë se PS kryeson lehtë në qark, ndërkohë që PD, sipas sondazhit të Euronews, ka një rritje të dukshme nga zgjedhjet e 2017 ku mori vetëm 4 mandate për deputetë dhe tani synon 7 të tillë. Në zgjedhjet e kaluara PS mori 8 mandate, por tashmë e rrezikon të tetin, edhe pse i teti në listë nga PS, eshtë vetë kryeministri Edi Rama.

Votat e kandidatëve të PS

1- Edi Rama 745 vota

2- Milva Ekonomi 196 vota

3- Alban Xhelili 117 vota

4- Lefter Koka 69 vota

5- Jurgis cyrbja 41 vota

6- Klodiana Spahiu 38 vota

7- Rrahman Rrahja 33 vota

8- Klementina Mece 32 vota

10- Denis Deliu 23 vota

11- Arkend Balla 21 vota