Zgjedhorja/ Kreu i delegacionit të Bundestagut në KiE: Mos humbni kohë, kontribuoni

334
Sigal

Kryetari i delegacionit të Bundestagut në Këshillin e Europës, Peter Beyer, në një postim në rrjetet sociale, ka mirëpritur ndryshimet që do të bëhen në Kodin Zgjedhor.

Beyer i kërkon partive politike brenda dhe jashtë parlamentit të kontribuojnë në mënyrë konstruktive dhe me përgjegjësi me argumente në Këshillin Politik.

“Unë mirëpres ndryshimet e ligjit zgjedhor në Shqipëri. Duhet të implementohet plotësisht. Të gjitha fuqitë politike brenda dhe jashtë parlamentit duhet të kontribuojnë tani në mënyrë konstruktive dhe me përgjegjësi me argumente në Këshillin Politik. Nuk ka kohë për të humbur deri në 30 korrik. Është për popullin shqiptar në Europë”, shkruan deputeti i CDU-CSU.

Reagimi i deputetit gjerman vjen në një kohë kur Kuvendi miratoi me 99 vota pro marrëveshjen e 5 qershorit, të arritur në Këshillin Politik, e cila pvr herë të parë i çel rrugën përdorimit të teknologjisë në zgjedhje, si dhe gjithashtu kemi një riformatim të KQZ dhe procesit të ankimimit. Ndërkohë në diskutim mbeten ndryshimet Kushtetuese lidhur me hapjen e listave, koalicionet parazgjedhore dhe pragun elektoral, bazuar në një marrëveshje që Kryeministri Edi Rama ka nënshkruar me opozitën parlamentare.