Denoncimi/ Alimehmeti: Afera e ‘check-up’ drejt përfundimit, harxhuan çdo vit 8 milion euro nga taksat e shqiptarëve dhe s’ka shërbyer për asgjë

28
Sigal

Kontrata e check-up, është në vitin e fundit të saj. Kur kanë kaluar nëntë vite nga ky program, eskpertët ngrenë pikëpyetje se për çfarë ka shërbyer, kur së pari nuk ka gjeneruar asnjë të dhënë mbi gjendjen shëndetësore të shqiptarëve. “Çfarë pozitiviteti pati ky check up? Ne po harxhojmë 8 milion euro në vit ca morëm mbrapsht, nuk ka asnjë raport për këtë, as nga ana shkencore nuk ka asnjë publikim që ne të gjejmë diçka se këto të dhëna po ndihmojnë shtetin të marr vendimet e veta sa më racionale? Sa persona me diabet ka, sa me kancer”, tha mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti. E një tjetër problem i këtij kontrolli, sipas Alimehmetit, është lënia jashtë këtij kontrolli për personat mbi 70 vjeç, të cilët kanë nevojë për kontrolle periodike më shumë se sa 1 herë në vit. “Këta njerëz janë të përjashtuar, njerëz që kanë disa patologji dhe përjashtohen nga skema sepse nuk janë përjashtuar”, tha Alimehmeti. Përcaktimi për të kryer një herë në vit check–up për çdo person nga 35 vjeç deri në 70, është jo i mirëmenduar. “Një 35 vjeçar shkon tek mjeku për të bërë këtë check-up dhe del i shëndetshëm për cilën arsye do kthehet dhe një herë 36 vjeç, nuk ka asnjë arsye sepse në atë moshë ne nuk presim që sëmundjet të evolojnë aq shpejt, nga ana tjetër një 65 vjeçar që ka një hypertension, yndyrna mund të ketë nevojë për më shpesh se një herë në vit, për shembull për diabetikët hemoglobinë duhet bërë çdo 3 muaj, atëherë si mund ti themi jo mbas një viti si një person i shëndetshëm”, tha mjeku Alimehmeti. Koncensioni i Check-up është konsideruar nga disa ekspert si abuziv. Edhe pse në të janë të parashikuara veç analizave dhe disa module për stresin, duhanin, dhe alkoolin, ato nuk janë zbatuar kurrë.