Përjashtimet e deputeteve të opozitës, Xhaferri: Sekretariati i Etikës si hanxhar kundër opozitës!

28
Sigal

Kreu i FRPD, Besart Xhaferri*

Nuk njeh limite keqpërdorimi i Parlamentit karshi opozitës, teksa pas seancës së turpit të së hënës që nisi pa asnjë deputet të opozitës në sallë, Sekretariati i Etikës në Parlament ka marrë vendim që të përjashtojë nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare deputetët e opozitës, Gazment Bardhi, Bledjon Nallbati,Asllan Dogjani dhe Flamur Noka.
Mëkati i vetëm i këtyre deputetëve është se nuk duan që punimet e Parlamentit ti ngjajnë asambleve dhe kongreseve të PS, për të cilët flet Ahmetaj, ku armiqve të liderit suprem u thuhet se do shkojnë në të sëmës dhe kërcënimet shkojnë deri tek fëmijët.
Opozita betejën e saj që ka Parlamentin t’ua kthejë shqiptarëve dhe aty të flitet për hallet e tyre dhe jo vetëm për hallet klienteliste të Edi Ramës dhe shpurës së tij që Parlamentin e kanë kthyer në një institucion të certifikimit të aferave korruptive.
Edhe nesër nuk do të ketë seancë në Parlamen, pasi deputetët e opozitës nuk do ti njohin këto vendime paçavure por do të jenë në Parlament për të mbrojtur këtë institucion nga uzurpuesit e sektit të Rilindjes.