Zbardhet skandali i TIMS/ Pasi eksportoi bazën e të dhënave të TIMS, vihet zyrtarisht nën akuzë drejtori i IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça

14
Sigal

Prokuroria e Tiranës ka vënë zyrtarisht nën akuzë, Ervin Muçën, Drejtuesi i Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit në Policinë e Shtetit. Ndërkohë që komisioni hetimor parlamentar ka nisur veprimtarinë e tij për të hetuar ndërhyrjen në sistemin TIMS. Ndaj tij, prokuroria e kryeqytetit ka kërkuar masën e sigurisë së “arrestit në shtëpi” dhe pezullim nga detyra, për ndërhyrje të paligjshme në sistem, duke kopjuar bazën e të dhënave në mënyrë të paautorizuar.Ndërhyrja në sitëm solli një reagim të fortë të ambasadës amerikane në Tiranë dhe më pas detyroi Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), duke bërë një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës për ndërhyrjen në sistemin TIMS, për “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërhyrje e pa autorizuar”. Sipas njoftimit , “Veprimet janë kryer në orët e vona të natës, ku persona të paautorizuar janë futur në godinë me pin-in personal të një punonjësi tjetër jo prezent, duke ngritur dyshime të arsyeshme për veprime jo korrekte dhe në kundërshtim me ligjin”,