Yuri Kim takon Bashën: Një opozitë që sheh përpara, e domosdoshme për Shqipërinë

228
Sigal

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim është takuar ditën e djeshme me deputetin Lulzim Basha.

Kim falenderon Bashën për takimin e shkëlqyer në lidhje me çështjet kyç që prekin marrëdhëniet mes dy vendeve që nga forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta kundër korrupsionit. Kim nënvizon se një opozitë e fortë që bën përpara është thelbësorë për demokracinë e vendit.

“Faleminderit Partisë Demokratike  dhe kryetarit Lulzim Basha për takimin e shkëlqyer lidhur me çështjet kyçe në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ku përfshihen rrugët e forcimit të institucioneve demokratike, lufta ndaj korrupsionit dhe rritja e investimeve amerikane në Shqipërisë nga veriu në jug.  Një opozitë e fortë që bën përpara është thelbësore për demokracinë”, shkruan Kim.