Vangjel Tavo: Mbroni veten dhe njëri-tjetrin pasi qeveria nuk po ju mbron më

81

Nga Vangjel Tavo:

Mbroni veten dhe njëri-tjetrin pasi qeveria nuk po ju mbron më.

📌 Gjendje alarmante! Situatë dramatike me pandeminë.

📌 Spitalet janë plot me pacientë të infektuar me COVID-19.

📌 Mjekët dhe infermierët janë lënë të vetëm në përballimin e situatës, pa mbështetje nga Ministria e Shëndetësisë.

📌 Hapja e spitaleve të tjera për COVID-19 është mashtrim pasi nuk kanë bazën materiale dhe aparaturat e nevojshme. Nuk ka personel shëndetësor për të mbuluar nevojat. Ministria e Shëndetësisë ka mashtruar kur tha se kemi gati spitalet për COVID. Ky mashtrim duhet të dalë në dritë dhe të mbahen përgjegjës drejtuesit e saj.

📌 Ministria e Shëndetësisë gënjen dhe nuk bën transparencë për shtrimet!

📌 Vazhdoj apelimin për angazhimin e mjekut të familjes për përballimin e situatës, duke siguruar mjetet mbrojtëse për ta dhe trainim!

📌 Apel për të përgatitur spitalet rajonale për përballimin e ngarkesës rajonale, me qëllim shmangien e kolapsit total të sistemit.

📌 Apel për të plotësuar nevojat e reanimacioneve me aparatura.

📌 Të fillohet urgjentisht trajtimi me plazëm hiperimune. Është një shans që duhet tua japim të gjithë pacientëve që kanë nevojë.

📌 Duhet investim dhe jo propagandë dhe trainim i stafit e jo zgjerim i gjuhës gënjeshtare.

📌 I bëj gjithashtu apel qytetarëve të mbajnë maskat, distancën dhe higjenën e duarve.

📌 Mbroni veten dhe njëri-tjetrin pasi qeveria nuk po ju mbron më.

📌 Apeli i ekspertëve për strategji dhe për testime ka rënë në vesh të shurdhër dhe sot jemi në këtë situatë alarmante.

📌 Duhet një qeveri ekspertësh sa nuk është vonë!

📌 Qeveria e propagandës ka dështuar!

📌 Mashtrimi është e vetmja dhunti e saj – Ka mashtruar për çdo gjë deri më tani.

📌 Çdo ditë që kalon po na kushton jetë njerëzish.

📌 Ka të infektuar në të gjitha institucionet shtetërore madje edhe vetë në Kryeministri.
Rastet nuk tregohen e as ndiqen me transparencë.

📌 Pandemia është një e keqe e madhe për vendin por ata që po abuzojnë me këtë pandemi janë një e keqe edhe më e madhe!

VT

Mbroni veten dhe njëri-tjetrin pasi qeveria nuk po ju mbron më. 📌 Gjendje alarmante! Situatë dramatike me…

Gepostet von Vangjel Tavo – Faqja Zyrtare am Mittwoch, 12. August 2020