Yuri Kim është ambasadore e Shqipërisë në SHBA, ndërsa në Tiranë SHBA nuk ka ambasador që nga viti 2018?!

276
Sigal

nga Kastriot Myftaraj

Sipas faqes zyrtare të CIA-s, Yuri Kim është ambasadore e Shqipërisë në SHBA, ndërsa në Tiranë SHBA nuk ka ambasador që nga viti 2018!!!???

Të dhënat që po paraqes këtu ngjajnë të pabesueshme por secili mund t’ i verifikojë fare lehtë duke hapur faqen zyrtare online të CIA-s, te Factbook për Shqipërinë. Këtu te ndarja: “Diplomatic representation in the US” (“Përfaqësia diplomatike e Shqipërisë në SHBA”) jepet adresa e ambasadës shqiptare në Washington dhe thuhet se, që nga 27 janari 2020 ambasadore e Shqipërisë në SHBA është Yuri Kim!!!

Në të vërtetë Yuri Kim është që nga kjo datë ambasadore e SHBA në Shqipëri. Kjo është njëlloj sikur të thuhet se Biden është President i Shqipërisë.

Në ndarjen “Diplomatic representation from the US” (“Përfaqësimi diplomatik i SHBA në Shqipëri”) thuhet se vendi i ambasadorit amerikan në Tiranë është vacant që nga gushti 2018 dhe se e ngarkuar me punë është Leyla Moses-Ones. Në të vërtetë vendi i ambasadorit mbeti vakant deri në janar 2020. Sot, 17 muaj më vonë CIA nuk e ka marrë vesh ende se në Tiranë ka shkuar një ambasadore amerikane.

Dhe të mendosh që CIA përdor një sistem përditësimi algorithmik të informacionit duke u kordinuar me burimet e tjera zyrtare amerikane, në këtë rast me Departamentin e Shtetit ku të dhënat janë paraqitur saktë.

Dhe të mendosh që CIA ka në Tiranë një stacion, i cili ka një shef që e sheh cdo ditë ambasadoren?!

Nuk mund të mos bësh pyetjen se cfarë ndodh me informacionet e tjera të CIA-s për Shqipërinë.

A mos ka ndërhyrë një hacker rus apo kinez në faqen e CIA-s? Apo këtë gjë e kanë bërë Sali Berisha me Ilir Metën? Gjithsesi dikush duhet të japë një sqarim nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Përtej ironisë së detyrueshme, ajo që ka ndodhur është se në faqen e CIA-s për Shqipërinë janë shfaqur shenjat e qarta të degradimit të perandorisë amerikane. Historia na thotë se në rastin e perandorive këto shenja shfaqen në vendet periferike si Shqipëria.