Drejtori i Postës Shqiptare konferencë urgjente për mediat

597
Pas lajmi të botuar në mediat për lirimin nga detyra, Drejtori i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi, do të japë një konferencë për shtyp në ora 15:30, në zyrat e Postës në Terminal Center.
Lazimi pritet të sqarojë se mbi çfarë baze është marrë vendimi i tij për lirimin nga detyra.
Më herët, Drejtori i Postës, Majlind Lazimi reagoi në media për lajmin e shpërndarë ne media se është shkarkuar nga detyra. Lazimi thotë se lirimi i tij nga detyra është akt i pastër politik dhe që nuk ka asnjë bazë ligjore. Në një prononcim për mediat ai ka theksuar se nuk është bërë presion ndaj asnjë punonjësi të Postës Shqiptare.
“Sapo u njoftova nga mediat për një lajm të çuditshëm për lirimin tim nga pozicioni i Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare. Shkarkimi im është i paligjshëm dhe vetëm për arsye politike. Shkarkimi im hakmarrje politike. Nuk ka asnjë prove ligjore për këtë akuzë. Është një akt dëshpërimi. Asnjë presion nuk është bërë ndaj asnjë punonjësi të Postës Shqiptare”,- tha Lazimi.
Në ngjarjen e fundit ajo që bie në sy është mungesa korrekte institucionale. Drejtori i Postës është një institucion shtetëror që funksionon në bazë të ligjeve dhe protokolleve. Është e paimagjinueshme sesi kreu i një institucioni nuk informohet në rrugë ligjore për vendimet, por shkarkimi i tij publikohet fillimisht në media.
Vendimi për lirimin e tij nga detyra është i paqartë nga ana ligjore. Asnjë jurist nuk e kupton se ku është shkelja ligjore. I vetmi shpjegim është argumenti politik. Pas marrëveshjes mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, çdo ligj nuk ka më vlerë dhe zyrtarët e lartë të shtetit hiqen nga puna me motivacione banale.
E gjithë kjo histori i bën nder PS dhe PD për të punësuar militantët, por po shkatërron institucionet e shtetit, duke i trajtuar zyrtarët korrekt me ligjin pa asnjë respekt. PS dhe PD po tregojnë dhe një herë se po shkatërrojnë shtetin për interesa politike.
Sigal