Ylli Dylgjeri: Vrasjet, krimi, bandat janë çështje performance…!

333
Sigal

Kështu e thotë Ligji për Policinë e Shtetit, edhe pse në Shqipëri është rritur situata kriminale. Çdo ditë vrasje.

Po i merret jeta njeriut. Po traumatizohet shoqëria.

Çdo ditë krime mafioze dhe…Drejtori i Përgjithshëm i Policisë vazhdon çdo ditë të shkoj normalisht në zyrë.

Pas kësaj situate kriminale kush mban përgjegjësi?

Hështje. Nuk ka asnjë ndëshkim. Asnjë shkarkim!

Çfarë thotë Ligji i Policisë së Shtetit për detyrat e Drejtorit të Përgjithshëm në detyrë?

Po citoj më poshtë Ligjin:

Drejtori i Policisë së Shtetit

Drejtori i Policisë së Shtetit është autoriteti më i lartë ekzekutiv, administrativ e operacional i policisë dhe përgjigjet drejtpërdrejt para ministrit për realizimin e politikave, performancës dhe objektivave të përcaktuar.

Drejtori i Policisë së Shtetit:

a) organizon, drejton dhe kontrollon veprimtarinë e policisë; Fletorja Zyrtare Viti 2014 – Numri 137 Faqe|6339

b) menaxhon burimet njerëzore;

c) menaxhon dhe është përgjegjës për buxhetin;

ç) nxjerr akte administrative të përcaktuara në Rregulloren e Policisë;

d) përfaqëson policinë në marrëdhënie me institucionet e tjera brenda vendit, si dhe në marrëdhëniet teknike dy ose shumëpalëshe me jashtë.

Kaq.

Nuk ka kërkush përgjegjësi. Kështu e ka votuar politika Ligjin, kështu e ka pranuar edhe asistenca e huaj për policinë e shtetit. Në Nenin 1 flitet se Drejtori përgjigjet para Ministrit për performancën! Nuk e di se çmund të quhet tjetër kjo situatë alarmante, veçse kriminale. Por ligji thotë se pergjigjet vetëm për Performancë!!!

Ok. Bjerini, vrisni, terrorizoni popullatën se nuk përgjigjet kërkush… nuk denoncohet kërkush ne polici.

Ndërkohë po në Administratën e Lartë Publike Drejtori pushohet se ka bërë një vjershë, 4 vargje në Facebook.

Nuk ka vdekur kërkush. Nuk ka vdekur as duke qeshur.

Atëherë kush mban përgjegjësi? Vetëm politika.

Ky është regjimi.