Yee mbërrin në selinë e PD-së, takim me Bashën dhe aleatët

577
Zëvendësndihmës sekretari i Shtetit për Evropën dhe Azinë, Hoyt Brian Yee ka mbërritur në selinë e PD-së.

Ai do të takohet me kreun e PD-së Lulzim Basha dhe krerët e partive aleate që janë mbledhur në selinë blu.

Në takim do të flitet për krizën politike. Yee ka takuar më parë kreun e PS-së dhe kryeministrin Edi Rama dhe kreun e LSI dhe të Kuvendit, Ilir Meta.
Sigal