Xhixho: Qeveria Shqiptare ka pasur dijeni që më 5 gusht për rregullat e reja të kalimit të kufirit të vendosura nga Qeveria Greke

272
Sigal

Nga Erisa Xhixho: 

Qeveria Shqiptare ka pasur dijeni që më 5 gusht për rregullat e reja të kalimit të kufirit të vendosura nga Qeveria Greke.

Një qeveri e përgjegjshme dhe e aftë me të marrë njoftim do të kishte marrë të gjitha masat për të parandaluar atë krizë humanitare e tragjike që u detyruan të kalonin bashkatdhetarët tanë.

Bilanci i neglizhencës ishin 5 ditë rraskapitje e fëmijeve, grave shtatëzëna, burrave , të moshuarve në kohë pandemie , në temperatura shumë të larta .Humbja e jetës së një femije 10 vjeç që donte vetëm të shkonte në shtëpi me prinderit e tij.

Edhe kësaj here kjo qeveri e paaftë dhe ky Kryeminister i bën shqiptarët të ndihen vetem pa kujdesin e shtetit nga i cili ikën vite më parë .

Nuk pres që ky Kryeminister të ketë qasjen prej shtetari e të marri përgjegjesitë që i takojnë se duhet shumë atdhedashuri për vendin dhe qytetarët e tu.

Thjesht kjo situatë e dhimbshme na demostroj për të disatën herë që kjo qeveri duhet largohet një orë e më parë .

Qeveria Shqiptare ka pasur dijeni që më 5 gusht për rregullat e reja të kalimit të kufirit të vendosura nga Qeveria…

Gepostet von Erisa Xhixho am Montag, 17. August 2020