Agolli bën ‘fushë’ paratë e FSHZH, i jep 500 milionë lekë ‘Rilindjes Urbane’ të 100 fshatrave 

145
Sigal

Shqiptarët janë në vështirësi për shkak të krizës ekonomike, energjitike dhe çmimeve të larta, por jo FSHZH që pasi shpërndau 32 mld. lekë, tek klientët e qeverise, së fundmi bënë gati edhe 500 milionë për sheshe e fasada për fshatrat turisik duke mbajtur të fshehtë emrat e tyre. Institucionet trumpetojnë për para që kanë derdhur, por auditet zbulojnë vetëm projekte në letër. Ja skandali

Projekti i 100 fshatrave i nisur nga qeveria Rama si një formë për të përqendruar vëmendjen tek zhvillimi rural pas “Rilindjes Urbane” po zbatohet prej disa vitesh, por efektet e tij mbeten të panjohura. Ndërkohë që instiucione trumpetojnë për para që kanë derdhur audited flasin për projekte në letër  dhe si programi për zhvillimin e  fshatrave u kthye në ‘fushatë marketingu’. Së fundmi emri i Dritan Agollit, administratori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, është lidhur me disa nga tenderët më të bujshëm të kohëve të fundit, që nga afera me kuzhinierin e djalit dhe favorizimet në dhjetëra procedura të firmave të preferuara. Tashmë do jap edhe 500 mln sipas FSHZH për një transformim i fshatrave turistik për rigjallërimin e tyre ekonomik që është parashikuar të ndodhë. Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit nën titullin “Investime për transformimin e fshatrave me potencial turistik në zona të integruara të akomodimit dhe shërbimeve. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin, por pa specifikuar se në cilat fshatra turistik do të bëhen ndërhyrje. Rikonstruksione në rrugë, sheshe, fasada, etj., parashikohet të ndërhyhet në këto fshatra në disa kategori punimesh. Sipas FSHZH nëpërmjet këtij projekti synohet shfrytëzimi i aseteve dhe vlerave turistike të fshatrave të cilët përfaqësojnë vlera identitare arkitektonike dhe urbanistike dhe gjenden pranë potencialeve natyrore turistike të shfrytëzueshme me qëllim gjenerimin e ekonomisë mbështetur mbi sektorin e mikpritjes duke e kthyer në linjën kryesore të zhvillimit ekonomik të tyre. Në tender thuhet se kthimi i shtëpive në qendra shërbimi përbën një diversifikim të ofertës turistike duke e orientuar hovin e zhvillimit që strukturat akomoduese të bregdetit kanë marrë përgjatë viteve të fundit edhe drejt rajoneve të tjera të vendit. Impakti që ky projekt pritet të ketë është përmirësimi i cilësisë së jetës së banorëve dhe eksperiencës turistike, rritja e numrit të turistëve, rritja e nivelit të kënaqësisë së banorëve, rritja e numrit të sipërmarrësve në zonat e ndërhyrjes, shtimi i vlerës së pronës në zonat e ndërhyrjes, etj. Tenderi me vlerën rreth 500 milionë lekë është parashikuar të financohet në kuadër të Programit Operacional 2022-2024 të FSHZH-së.

Mungesë koordinimi dhe rrëmujë të dhënash

Të paktën deri më sot nuk ka një raport vlerësues të asaj që është arritur dhe ndikimit që një projekt si ky ka dhënë në zonat ku ka shkuar mbështetja buxhetore. Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim zbuloi se s’ka raporte vlerësimi e as struktura mbikëqyrëse. Në letërkëmbimin me  KLSH-në, gjithashtu Fondi thotë se deri në mars të 2022 ka ndërmarrë 88 projekte zhvillimore me një vlerë totale prej 32 miliardë lekësh, ose rreth 270 milionë euro me përfitues direkt 76 fshatra të listës së fshatrave turistikë. Por, KLSH thotë në raport se lista e dorëzuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk ka lidhje direkte me programin e 100 fshatrave.