U turpërua 8-2 nga Bayerni, Barcelona shkarkon trajnerin Setien

263
Sigal

Barcelona ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Quique Setien. Humbja 8-2 kundër Bayernit i ka kushtuar shtrenjtë strategut, i cili dështoi në të gjitha objektivat sezonal.

“Bordi drejtues ka vendosur që të largojë Quique Setienin nga klubi. Ky është vendimi i parë në rindërtimin e ekipit të parë që do të bëhet nga stafi teknik dhe trajneri i ri që do të zyrtarizohet në ditët në vazhdim”, – shkruhet në deklaratën e Barcelonës

Spanjollët duket se kanë vendosur dhe për trajnerin e ri që do të jetë Koeman. Ky i fundit është parë në Barcelonë dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi i tij.