Erisa Xhixho: 22 vjet nga themelimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, do luftojmë për të demaskuar të gjitha aferat antishqiptare

Sot pas 22 vjetesh Partia e Lirise dhe lideri i saj Ilir Meta ne menyre te pakontesueshme lexohet nga kushdo si partia që vendosi të luftoje përballë narkoshtetin,me çdo kosto, për të demaskuar të gjitha aferat antishqiptare, shitjen e kombit, dhe luftën për të drejtën e qytetarve për t’i përfaqesuar drejtësisht.Koha provoi se çdo denoncim i bërë nga LSI rezultoi të ishte i vërtetë dhe se kjo parti u rreshtua krah qytetarëve të saj për të mbrojtur interesin publik.

LSI ka denoncuar që në krye të herës kanabizimin e vendit, si një projekt i mirëfilltë politik dhe ekonomik i mbështetur nga strukturat shtetërore dhe Policia e Shtetit. Sot të gjithë e dinë se Shqipëria është kthyer në një nyje të narkotrafikut europian dhe në një narkoshtet. Sot në raportet ndërkombëtare, Shqipëria figuron si vend burimi për kultivimin e kanabisit dhe një pikë e rëndësishme tranziti e trafikut ndërkombëtar të drogave të forta në Evropë.

Sigal

LSI denoncoi e para megaaferën e inceneratorëve dhe depozitoi në SPAK tre kallëzime penale. Kjo aferë dogji plot 400 milionë euro. Sot nuk ka asnjë incenerator dhe Shqipëria është në një situatë alarmante, me plehrat që kanë pushtuar vendin.

LSI dhe Presidenti Meta kanë qenë të parët që kanë denoncuar shpopullimin e vendit si një agjendë politike të Edi Ramës. Sot konfirmohet se janë larguar mbi 1 milion shqiptarë nga vendi. Ka denoncuar se implementimi i reformës në drejtësi dështoi dhe se reforma u kap nga Edi Rama. Sot qytetarëve u duhen deri në 15 vjet për të marrë drejtësi, ka një stok prej rreth 200 mijë dosjesh dhe shqiptarët nuk kanë akses në drejtësi të shpejtë dhe të paanshme. Drejtësia u përdor nga Rama kundër liderëve të opozitës, për burgosjen e tyre dhe goditjen e çdo zëri kritik e denoncues. Izolimi ekstrem i Presidentit të Partisë së Lirisë z.Meta vazhdon me urdher politik të Edi Ramës.Fundi i këtij regjimi është i përcaktuar tashmë si qeverisja më e korruptuar që ka punuar në interes të një grushti njerëzish, duke vjedhur qytetarët më të varfër të Europës.