Tetë miqësoret e De Biazit

555
Sigal

Statistikat pro italianit: katër fitore, dy barazime dhe dy humbje. E fundit Shqipëri-Armeni 2-0

Trajneri Xhani De Biazi ka zhvilluar tetë ndeshje miqësore, ku ka koleksionuar 4 fitore (me Katarin, Iranin, Lituaninë dhe Armeninë), dy barazime (me Moldavinë dhe Kamerunin) si dhe dy humbje me (të dyja me Gjeorgjinë). Nga tetë ndeshjet miqësore, katër prej tyre janë zhvilluar në Tiranë, ndërsa katër të tjera janë zhvilluar jashtë Shqipërisë (Gjeorgji-Shqipëri 2-1, Katar-Shqipëri 1-2/ Madrid; Iran-Shqipëri 0-1/Stamboll dhe Kamerun-Shqipëri 0-0/Gjenevë). Shqipëria vjen në përballjen me Bjellorusinë, pas dy fitoreve rresht në miqësore, ato me Lituaninë (4-1) dhe Armeninë (2-0). Në fakt, “serinë e parë të miqësoreve” të tij, pra me kontratën e tij të parë, De Biazi e nisi me humbjen 2-1 me Gjeorgjinë në Tbilisi, në një ndeshje ku portieri Samir Ujkani priti dy penallti. Gjeorgjianët na mundën edhe në Tiranë.  Në total, përfshi edhe takimet miqësore, italiani i ka udhëhequr kuqezinjtë në 18 ndeshje, duke regjistruar 7 fitore, 4 barazime dhe 7 humbje, me një golavarazh 20-17. Në dhjetët ndeshjet zyrtare, Shqipëria koleksionoi 3 fitore, 2 barazime e 5 humbje, duke grumbulluar 11 pikë nga 30 të mundshmet, ose e shprehur në përqindje, vetëm 36.6 për qind të pikëve. Duke i parë ndeshjet një nga një, Shqipëria ka fituar tri nga dhjetë ndeshjet: me Qipron (3-1), Slloveninë (1-0) dhe Norvegjinë (1-0). Kombëtarja jonë barazoi 1-1 me Norvegjinë dhe 0-0 me Qipron. Përsa u përket humbjeve, Shqipëria dështoi në pesë takime: me Zvicrën 2 herë (2-0, 2-1); Islandën 2 herë (2-1, 2-1) dhe me Slloveninë (1-0). Duke i parë ndeshjet e trajnerëve të huaj, Xhuzepe Dosena e drejtoi Shqipërinë në 2 ndeshje; Hans-Peter Brigel (31), Oto Bariç (15); Ari Han (10); Josip Kuzhe (24) dhe Xhani De Biazi (18). Në fakt, De Biazi e mori kombëtaren në një moment delikat të ndërrimit të brezave, në kohën kur largoheshin shtylla të tilla kuqezi si Altin Lala, Ervin Skela apo edhe Klodian Duro, ndaj iu desh të eksplorojë shumë nëpër vende të tjera, ku luanin futbollistë me origjinë shqiptare. Pikasi dhe afroi lojtarë nga Zvicra si Abrashi, Kukeli, Gashi, Lenjani dhe Vullnet Basha, ndërkohë që në epokën e drejtimit të tij iu bashkuan kombëtares edhe Berisha, Migjen Basha, Hysaj, Meha, Gjasula, Kace, Rama, Cani, Mehmeti, Sadiku etj. Pra, një revolucion i vërtetë kuqezi, që duket se ka rritur konkurencën në ekip, por nuk dha rezultatet e pritshme në eliminatoret e Botërorit 2014. Përtej rezultateve teknike, puna e De Biazi vlerësohet për numrin e madh të lojtarëve, mbi 45, të grumbulluar në kombëtare gjatë drejtimit të tij, ku spikasin prurjet e reja Etrit Berisha, Alban Meha, Burim Kukeli, Edgar Cani, Armando Sadiku, Ergys Kace, Jurgen Gjasula, Elseid Hysaj, Migjen Basha, Amir Abrashi, Shkëlzen Gashi, Valdet Rama apo Agon Mehmeti, pa harruar emra të tjerë si Ilir Berisha, Loret Sadiku, Azdren Llullaku, Ermir Lenjani, Vullnet Basha etj, që pavarësisht se janë grumbulluar me kuqezinjtë nuk janë aktivizuar në ndeshjet eliminatore.

TETË MIQËSORET

1) 29.02.2012, Tbilisi

Gjeorgji-Shqipëri    2-1

2) 22.05.2012, Madrid

Katar-Shqipëri       1-2

3) 27.05.2012, Stamboll

Iran-Shqipëri        0-1

4) 15.08.2012, Tiranë

Shqipëri-Moldavi     0-0

5) 14.11.2012, Gjenevë

Kamerun-Shqipëri     0-0

6) 06.02.2013, Tiranë

Shqipëri-Gjeorgji    1-2

7) 26.03.2013, Tiranaë

Shqipëri-Lituani     4-1

8) 26.03.2013, Tiranë

Shqipëri-Armeni     2-0

Bilanci i De Biazit

Miqëzore

8 ndeshje; 4 fitore, 2 barazime, 2 humbje

Zyrtare

10 ndeshje; 3 fitore, 2 barazime, 5 humbje

Në total

18 ndeshje; 7 fitore, 4 barazime, 7 humbje

 Në katër ndeshje me ish-Republikën Sovjetike kemi fituar vetëm një herë, duke humbur dy

 Bilanc negativ me Bjellorusinë

  Shqipëria ka zhvilluar katër takime ndaj Bjellorusisë, dy për kualifilkueset e Euro 2008 dhe dy për Botërori e vitit 2010. Kemi  një bilanc prej dy humbjesh, një barazimi dhe një fitoreje. Më 2 shtator të 2006-s në Minsk, kuqezinjtë barazuan 2-2 falë golave të Skelës me penallti dhe Besnik Hasit nga goditja e dënimit. Më 17 nëntor 2007, Shqipëria humbiste në Tiranë 2-4, teksa për kuqezinjtë shënonin Bogdani dhe Kapllani. Më 12 tetor 2010, kuqezinjtë humbin 2-0 në Minsk, teksa më 26 mars 2011 në “Qemal Stafa” fitonin 1-0 falë golit të Hamdi Salihit. Kjo mbahet edhe si një nga ndeshjet më të bukura që ka zhvilluar skuadra jo vetëm nën drejtimin e të ndjerit Josip Kuzhe, por edhe në të paktën dy dekadat e fundit, pavarësisht rezultatit minimal. Ndërkohë, takimi i 15 nëntorit do të jetë i pesti zyrtar. Trajneri De Biazi ka përmbyllur listën e lojtarëve që do të ketë të gatshëm për miqësoren e 15 nëntorit me Bjellorusinë, e cila do të zhvillohet në Antalia të Turqisë. Bie në sy rikthimi i Edgar Canit, sulmuesit shtatlartë kuqezi, që mungoi në kualifikueset e muajit të shkuar, ndërsa emri e ri për këtë test të parë të trajnerit italian, pas rikonfimimit në krye të kombëtares sonë, është vlonjati Ledjan Memushi. Hamdi Salihi nuk figuron mes 22 lojtarëve të thirrur nga De Biazi, ndërsa rikthehet Sadiku, ndërkohë që Ergys Kace do të vihet në dispozicion të Shpresave kuqezi të Skënder Gegës në kualifikueset e radhës, pa mundur dot të luajë kundër Bjellorusisë. Mbetet jashtë edhe Jahmir Hyka, Jurgen Gjasula dhe Armando Vajushi, lojtarë që kanë qenë pjesë e zgjedhjeve të De Biazit në kualifikueset e kaluara.

Ndërkohë, takimi i 15 nëntorit do të jetë përballja e pestë me Bjellorusinë dhe e para miqësore me ta. Shqipëri-Bjellorusi do të luhet më 15 nëntor, ora 18:00 (ora jonë lokale) në stadiumin “Akdeniz University Stadium” në Antalia. Lajmi është konfirmuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila ka arritur që ta prenotojë këtë impiant për këtë miqësore. Stadiumi është shtëpia e skuadrës Antaliaspor, e cila militon në ligën e parë turke. Ai është ndër më të rinjtë në Turqi, pasi është hapur vetëm një vit e gjysmë më parë, pra në 2012-ën, dhe ka një kapacitet prej 7.100 vendesh të ulura.

Lojtarët e thirrur

1)  Etrit Berisha (Lacio)

2)  Orges Shehi   (Skënderbeu)

3)  Ansi Agolli  (Karabak)

4)  Renato Arapi (Skënderbeu)

5)  Lorik Cana (Lacio)

6)  Elseid Hysaj (Empoli)

7)  Ermir Lenjani (St.Gallen)

8)  Andi Lila (PAS Janina)

9)  Mergim Mavraj (Greuther Furth)

10) Tefik Osmani (Teuta)

11) Amir Abrashi(Grasshoppers)

12) Migjen Basha (Torino)

13) Sabien Lilaj (Skënderbeu)

14) Alban Meha  (Paderborn)

15) Ledian Memushaj (Karpi)

16) Valdet Rama (Valladolid)

17) Odise Roshi (Frankfurt)

18) Emiljano Vila (PAS Janina)

19) Bekim Balaj (Jagiellonia)

20) Edgar Cani  (Karpi)

21) Shkelzen Gashi (Grasshoppers)

22) Armando Sadiku (Lugano)

Euro U-19

Shqipëria sfidon sot Greqinë

 Shqipëria U-19 do të luajë sot me Greqinë, me synimin për të marrë fitore në eliminatoret e Kampionatit Europian të kësaj moshe. Skuadra e drejtuar, nga trajneri Foto Strakosha, do të përballet në këtë turne me tre skuadra Greqinë, Sllovakinë dhe Bullgarinë. Shqipëria, në bazë edhe të grupit të lojtarëve që ka në dispozicion, shihet si pretendente, për të zënë një nga dy vendet e para të cilat të kualifikojnë në fazën e grupeve elitë, të kësaj kategorie. Sipas kalendarit të përcaktuar më parë, ekipi kombëtar U-19, do të luajë të martën më datë 12 nëntor kundër Greqisë. Dy ditë më pas, më 14 nëntor, kombëtarja jonë do të ndeshet me Sllovakinë, ndërsa me 17 nëntor ajo do të ketë përballë vendasit e Bullgarisë. Muajin kaluar ishte skuadra U-17, e drejtuar nga Xhemal Mutedanagiç, ajo që kaloi në raundin tjetër.Për këtë aktivitet të rëndësishëm, trajneri Foto Strakosha ka grumbulluar këta futbollistë.

Portierë

Thoma Strakosha

Entonio Elezaj

Mbrojtës

Tom Syku

Paolo Sokoli

Valto Zeqja

Jorgo Meksi

Erion Hoxhallari

Bruno Lulaj

Mesfushorë

Endri Çekiçi

Kristi Qose

Damian Gjini

Labinot Shabani

Enis Kavazaj

Maldin Ymeraj

Sulmues

Mario Kame

Ardit Prendi

Faton Ademi

Edmond Kalaja

KUALIFIKIMET

GRUPI 6

Vendi pritës: Bullgaria

Skuadrat: Greqia, Sllovakia,

Shqipëria dhe Bullgaria

KALENDARI

Nesër

Sllovaki-Bullgari 14:00

Greqi-Shqipëri 17:00

14/11/2013

Greqi-Bullgari 14:00

Shqipëri-Sllovaki 17:00

17/11/2013

Sllovaki-Greqi 14:00

Bullgari-Shqipëri 14:00

 Ronaldo, 402 gola në karrierë

 Kristiano Ronaldo është një fabrikë golash dhe rekordesh. Ylli portugez ka shënuar 19 tripleta në kampionatin spanjoll, duke kaluar Mesin (17), Cesar (16), Langaranë dhe Puskas (12). Por, është 3 tripilta larg rekordit të Zarras dhe Di Stefanos. Gjithashtu, Ronaldo ka kaluar kuotën e 400 golave në karrierë, duke shënuar 402 gola: 225 për Realin, 118 për Mançester Junajtin, 5 për Sportingun e Lisbonës dhe 54 për kombëtaren.