Publicisti Agim Xheka dedikim prekës dhe frymëzues për Prof.Dr.Rexhep Meidani në ditën e lindjes

459
Sigal

Publicisti Agim Xheka me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” ka shkruar një dedikim prekës dhe frymëzues për Prof.Dr.Rexhep Meidani në ditën e lindjes

Ja postimi i plotë

I dashur miku im, shoku im, njeriu i rrallë i kombit tim,Rexhep Meidani. Unë që po të shkruaj sot me rastin e 76 vjetorit të lindjes, nuk bëj pjesë në figurat e shquara të atyre që sot nxituan se ndjenë apo u detyruan për kortezi të të uronin, e as jam nga ata e qujnë veten të rëndësishëm duke dashur të tregohen të afërt me Ju duke shkruar “a doni më për Belulin”, por jam një gazetar i thjeshtë që ndoshta as emrin e as fytyrën time nuk e keni të fiksuar. Unë ju kam njohur dhe vlerësuar që në takimin e parë,në kohë të largëta kur ju ishit Dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, kur si gazetar i Radio Tiranës mu desh tju merja një intervistë si shkencëtar i njohur,në ato vite. Nuk mund ta harroj kurrë atë ditë. Ju nguruat gjatë. Ngurimin Tuaj, në fillim, e mora për mëndjemadhësi,por pasi ju pranuat, mësova të kundërtën. Ju ishit mëndjendritur,njeri i thjeshtë si vetë thjeshtësia,.. dhe i tillë keni mbetur në çdo hap të jetës tuaj,si në jetën Tuaj shkencore dhe në atë politike,por ajo që Ju jep më shumë vlera është që mbetët NJERI. Ju bëtë karier edhe në politikë deri në majën më lartë që mund të arrijë një njeri dhe koha tregoi se nuk iu futët kësaj kariere për kapital politik por se politika kish nevoj e nderohej me një njeri dhe intelektual si Ti. Unë, dhe besoi se shpreh edhe mendimin e pjesës dërrmuese të popullit tim, ndiehem krenar që vendi im mban në gjirin e Tij një intelektual të nivelit tuaj dhe një burrë të rrallë me emrin NJERI. Kjo është arsyeja që më shtyti t’Ju shkruaja dhe t’Ju uroja me gjithë shpirt datlindjen Tuaj të 76-të. Gëzuar, Gëzuar, Gëzuar, o Mik i mirë,O Shok i rrallë, O vlerë e çmuar e vendit tim,O NJERI! Të paçim sa më gjatë në jetën tonë!