Dr. Agim Nesho: Duket se ka dakortësi Rama-Mitsotakis për Detin

217
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Ne nuk kemi asnjë transparencë për vazhdimin e bisedimeve

Mendoj se takimet në NATO janë takime të rastësishme, gjatë punës në takimet e pushimit, apo para fillimit të takimit të Samitit të NATO-s. Natyrisht, Greqia është e interesuar për atë çfarë i ka premtuar Rama, por ne nuk kemi asnjë transparencë për vazhdimin e bisedimeve, duke u bazuar edhe në paqëndrueshmërinë e palës shqiptare dhe nevoja për ta konkretizuar sa më shpejtë. Duket se ka një dakortësi mes palëve, duket ka pasur një qëndrim të Ramës për ta zgjidhur këtë marrëveshje pas zgjedhjeve, tani është pala greke që i kërkon ta konkretizojë, duke iu drejtuar gjykatës ndërkombëtare të Hagës.