Xhixho: Një ligj eficent monitoron grabitqarët seksual dhe ndalon ligjërisht punësimin e tyre në sistemin arsimor

170
Nga Erisa Xhixho

Sigal

Përfshirja në rendin e ditës të punimeve të komisioneve të Kuvendit e nismës ligjore për krijimin e “Regjistrit Kombëtar të Dënuarve për Krime Seksuale”, më shumë se një veprim procedurial, është dëshmi e një qasjeje të re dhe e vëmendjes që duhet t’u kushtojë Kuvendi problemeve dhe dukurive të tilla që shfaqen e kanë gjetur terren edhe për shkak të mosveprimit tonë.
Në fjalën time theksova se ky ligj është i vonuar ndaj duhet sa më parë të bëjmë të mundur miratimin e tij dhe vënien në zbatim për të parandaluar krime seksuale të përsëritura.
Puna jonë nuk mbaron me miratimin e ligjit por fillon me monitorimin e zbatimit të tij dhe ushtrimin e kontrollit parlamentar në mënyrë që të kemi një ligj eficent që monitoron këta grabitqar seksual të cilët kërcënojnë fëmijët tanë, që parandalon raste të përsëritura gjithashtu ndalon ligjërisht punësimin e tyre në sistemin arsimor publik ose privat apo institucione të tjera ku grabitqarët seksuale mund të jenë rrezik për fëmijet, gratë , vajzat,djemtë .
Rasti më flagrant i mësuesit pedofil që u emërua në shkollën “22 Tetori” në Berat është dëshmia e qartë e mosfunksionimit të hallkave të rekrutimit të mësuesve të cilët pavarësisht vendimeve të gjykatës dhe dënimit ,përsëri arrijnë të kënë akses në sistemin tonë arsimor.
Sot duhet të veprojmë !