Deputeti Xhelal Mziu ka sjellë në vëmendje se si shqiptarët e diasporës u angazhuan për ndryshim. Ai shkruan:Një vit më parë, në diasporë, shqiptarët u angazhuan me besim për ndryshimin. Sot është e qartë se vota e tyre u tjetërsua dhe u përdor nga Rilindja për të deformuar vullnetin e lirë të qytetarëve.Ndryshimi vjen me votë të lirë, dhe vota e lirë garantohet vetëm me një qeveri teknike. Diaspora nuk është dekor, është forcë vendimmarrëse!
Gjithashtu Mziu tregoi me shifra si po rritet borxhi në kurriz të shqiptarëve.E vërteta për borxhin publik nuk fshihet me statistika të lëmuara dhe fallso. Në 2013 një qytetar shqiptar ishte borxh 1850€. Në 2026 një qytetar shqiptar është borxh 6200€. Sipas Komisionit Europian, Shqipëria renditet e dyta në Ballkanin Perëndimor për borxhin publik, me 53.5% të PBB-së. Por kjo është vetëm shifra zyrtare. Borxhi real i Shqipërisë është mbi 70% të PBB-së, nëse llogarisim: Borxhet e brendshme të fshehura. Faturat e papaguara ndaj biznesit.Detyrimet e prapambetura të institucioneve publike.Koncesionet dhe PPP-të jashtë bilancit humbjet nga rënia mbi 40% e euros dhe efekti i kursit të këmbimit. Pra, kemi një shtet që: Propagandon “ulje borxhi”, por zhyt ekonominë në detyrime të padeklaruara dhe i faturon kostot qytetarëve dhe bizneseve.
Borxhi nuk është vetëm numër.Është mungesë shërbimesh, taksa më të larta, investime të dështuara dhe breza të ardhshëm të ngarkuar. Integrimi europian nuk bëhet me truke kontabël, por me disiplinë fiskale, transparencë dhe përgjegjësi politike. Propaganda ul borxhin në letra.Realiteti e rrit atë në kurrizin e shqiptarëve.





















