Blushi: Në Shqipëri, ish Presidenti u rrëmbye si në filmat e mafies

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka publikuar dokumentin e konfirmimit nga ana e Gjykatës që arrestimi i Ilir Metës ishte një rrëmbim. Ai u shpreh se: Kanë kaluar 15 muaj nga krimi shumë i rëndë shtetëror i rrëmbimit terrorist të Presidentit të Partisë së Lirisë dhe drejtësia vijon të heshtë me vetëdije.Asnjë hetim administrativ. Asnjë hetim gjyqësor. Asnjë përgjegjës për këtë akt shumë të rëndë kriminal, të paprecedentë në historinë e një shteti të së drejtës, por krejt “normal” në narko-shtetin mafioz të Edi Ramës ku rrëmbimet jo vetëm të liderëve të opozitës dhe kundërshtarëve të regjimit, por edhe të qytetarëve, të biznesmenëve e së fundmi të të miturve janë kthyer në manual pune për Organizatën Kriminale që ka marrë peng shtetin. Krimi shtetëror i rrëmbimit të ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta edhe pas 15 muajsh vazhdon të mbetet qëllimisht i pazbardhur, sepse zbardhja e tij do të konfirmonte dhe ekspozonte të vërtetën e tmerrshme se institucionet e ngarkuara me zbatimin e ligjit, në diktatin e krimit dhe karteleve të drogës, janë shndërruar në një bandë mafioze, që ka kriminalizuar të gjithë shtetin, që vepron për llogari të Kreut të Organizatës dhe interesave të tij mafioze.

Nuk ka asnjë dokument procedural, nuk ka asnjë provë institucionale për atë që ndodhi në 21 tetor 2024, sepse qartësisht, në ora 12:18, siç faktoi edhe vendimi i gjykatës, Ilir Meta u rrëmbye nga banditët e Edi Ramës.

Sigal

Si të mos mjaftonte kjo, bashkë me Ilir Metën u rrëmbye dhe u mbajt peng dhe iu privua liria për më shumë se tre orë edhe drejtuesi i automjetit, Artemis Peca, ndaj të cilit nuk ekzistonte asnjë urdhër ndalimi. Një tjetër krim i rëndë shtetëror, i cili nuk është hetuar kurrë.

Fakti që SPAK-u nuk e hetoi kurrë kallëzimin e bërë në datën 6 dhjetor 2024 nga Partia e Lirisë ndaj banditëve që kryen rrëmbimin e Z. Meta; fakti që prokurori Arben Kraja e cilësoi si të rregullt dhe të ligjshëm këtë akt kriminal para gjykatës në seancën për masën e sigurisë të datës 23 tetor 2024; fakti që SPAK qëllimisht, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës e shmangu veten, pra BKH nga operacioni për ndalimin e z. Meta, konfirmon bashkëfajësimin, gjithashtu dhe ndikimin politik nën urdhrat e Edi Ramës.Është e qartë si drita e diellit, që ky rrëmbim i mirëplanifikuar prej kohësh nga organizata kriminale vendas dhe mafia ndërkombëtare e George Sorosit, u krye me urdhër të Edi Ramës dhe u ekzekutua nga “grupi i gatshëm” i banditëve të Organizatës, të specializuar për të tilla aksione të paligjshme rrëmbimi personi, që ishin gati edhe për një skenar të mundshëm gjakderdhje.Më 21 tetor 2024, në ora 12:16, nuk ka ndodhur një arrestim, por një krim, një akt i pastër terrori shtetëror.Në Shqipëri, Presidenti i Partisë së Lirisë u rrëmbye si në filmat e mafies.