Këlliçi: Dhuna ndaj qytetarëve në protestë u urdhërua nga bunkeri i Surrelit

Pasditen e djeshme, Partia Demokratike ka organizuar një protestë para Kryeministrisë, ku morën pjesë disa dhjetëra qytetarë.Në protestë nuk ishte i pranishëm kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili ndodhet në Strasburg, ku pritet të zhvillojë disa takime politike.Ndërkohë deputeti, Belind Këlliçi, tha se dhuna ndaj protestuesve ishte urdhër i drejtpërdrejtë politik nga kryeministri Edi Rama. Sipas tij, veprimet e policisë nuk ishin reagim spontan, por vendim i marrë nga “bunkeri i Surrelit”.“Doktori ka shkuar për të përfaqësuar Shqipërinë në një takim të rëndësishëm ditën e nesërme.

Një fakt të rëndësishëm historik që nuk e mohon dot as Edi Rama, Shqipërinë e anëtarësoi në KE, PD në 13 korrik 1995.Sado që baltosin, shpifin, paguajnë nga paratë e inceneratorëve, faktet janë kokëforta, çdo arritje në integrimin europian, është meritë e PD-së dhe Sali Berishës.Protesta ishte e jashtëzakonshme dhe e tronditi pushtetin.

Sigal

Faleminderit 19 djemve që kaluan natën në qeli. Ata janë guximtarë. Nesër në 10:30 të bashkohemi në dhomën penale të Gjykatës së Tiranës për të bërë të mundur lirimin e këtyre djemve. Dy netë më parë narkoshteti dëshmoi se është më i dobët se kurrë.