PD, Kaso: Administrata, nën presion politik

437
Ivi Kaso, përfaqësues ligjor i Partisë Demokratike, në një deklaratë për mediat ditën e hënë deklaroi se mazhoranca qeverisëse po e vë administratën nën presion politik.
“Rama ka urdhëruar drejtorët në administratë të bëjnë presion për votat. Kemi një dokument të bërë publik nga media, që Partia Socialiste e ka shpërndarë masivisht tek funksionarët publikë në institucione. Ky dokument, shërbente për të evidentuar në listë nëpunësit e administratës shtetërore, për të kontrolluar votën e tyre, dhe për t’u bërë atyre presion me largim nga puna në rast se nuk hidhin votën për kandidatët e qeverisë, duke i gjurmuar ata deri tek qendra e votimit. Ky dokument dhe kjo metodë është dëshmi e presionit kriminal ndaj administrates publike, e shantazhimit të saj sistematik për ta detyruar të votojë kandidatët e qeverisë. Frymëzuesi, madje urdhëruesi i kësaj metode është Edi Rama”, tha përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike.
Sigal