Xhelal Mziu: Gëzuar 22 marsin, ditën e parë të demokracisë në Shqipëri!

432
Sigal

Nga Xhelal Mziu

Gëzuar 22 marsin, ditën e parë të demokracisë në Shqipëri!
Sot çdo shqiptar nderon 22 marsin 1992 si ditën e parë të lirisë në Shqipëri, si ditën e triumfit të demokracisë mbi tiraninë në vendin tonë!
Më 22 mars 1992 njerëzit më të shtypur, më të mjeruar dhe më të izoluar në botë, sollën me votën e tyre të lirë, rrugën e ndërtimit të sistemit demokratik, të shtetit ligjor në Shqipëri.
Partia demokratike me një plebishit popullor, fitoi mbi 62% të votave të qytetarëve, ose 92 nga 140 vende në parlament, pjesmarrja në votime ishte më shumë se 90 %.
Si sot 28 vite më parë, çdo shqiptarë, por të rinjët kryesisht, përmbysën me votën e tyre të lirë diktaturën e genocidit, shtypjes më të egër dhe krimeve kundër njerëzimit që bota kishte njohur më parë!
Nga ajo ditë u hap rruga e integrimit të vendit në institucionet europiane dhe euroatllantike, Këshillin e Europës, Bashkimin Europian, NATO, etj.
Por sot, Shqipëria është në situatën më të vështirē ekonomike, ndodhet në stanjacion, në kolaps, në një udhëkryq teje të rrezikshëm, në të gjitha parametrat e saj. Sot vendi drejtohet nga neobllokmenët e rinj, pinjollët e diktaturës.
Sot vendi sundohet nga droga, korrupsioni, krimi, papunësia, varfëria ekstreme dhe eksodi masiv i qytetarëve.
Ditë të veshtira, po kalojmë, jo vetëm nga COVID 19, por nga katandisja e rrokullisja e pafundme e vendit.
Në referencë me 28 vite mē parë si ishstudent i dhjetorit ’90, uroj që dita e sotëme të jetë flakadani i shpresës e sakrificës, ku me forcën tonë e besimin në zot, të kapërcejmë çdo sfidë, natyrore, shoqërore dhe sistemi apo diktature.
Gëzuar dhe një herë ditën e demokracisë.
Ditë më të mira duhet e do të vijnë! 🙏🙏