Xhelal Mziu deputeti i PD, ka reaguar duke denoncuar se si në kompesin të zgjedhjeve, po shkatërrohet pasuria publike, në rastin konkret te Liqeni i Tiranës. Mziu shprehet:”Krimi Zgjedhor dhe dhurimi i pronës publike, më të shtrenjtën në Shqipëri, në kompensim të zgjedhjeve dhe korrupsionitDhuratë përdorimi pasuri publike që shkërmoqet tek Liqeni në Tiranë, për këngëtarin elektoral të PS. Bashkia ofron sipas porosisë së kryeministërbashkiakut Rama..Nja 4.2 ha..po duhen më tepër ka aty plot..Dhuratë përdorimi pasuri publike që shkërmoqet te Liqeni në Tiranë, për këngëtarin elektoral të PS. Bashkia ofron sipas porosisë së kryeministërbashkiakut Rama..Nja 4.2 ha..po duhen më tepër ka aty plot..”.
Gjithashtu edhe kryetari i Lëvizjes Bashkë ka denoncuar rastin ku reth 43 mijë metra katrorë të Parkut të Madh te Liqeni Artificial janë zhveshur nga gjelbërimi për t’i lënë vend koncertit të reperit Noizy, i planifikuar më 31 maj. Më shumë se një koncert, kjo po shihet si shpërblim politik për mbështetjen që artisti i dha fushatës së PD. Qorri shprehet: Ç’po ndodh te Parku i Liqenit? Bashkia e Tiranës po ndërton skenën e një koncerti duke shkulur pemë dhe zhdukur gjelbërimin.