Xhelal Mziu: Me ardhjen e “rilindësit” 6% në Kamëz, investimet e planifikuara janë bllokuar! Klloçka e bashkisë, dyfishon punonjësit, shërbimet janë skandaloze

320
Sigal

Rilindasi Klloçkë dyfishon punonjësit e ujësjellësit, ndërkohë shërbimi ndaj qytetarëve është Skandaloze !Me ardhjen e rilindësit 6% në Kamëz, asnjë investim nuk është bërë me fondet e Bashkisë apo Qeverisë, madje dhjetëra investime të planifikuara për 2019 janë bllokuar!

Është dyfishuar numëri i punonjësve të UKK duke shkuar në rreth 200 punonjës, ndërkohë që në çdo lagje, rrugë apo rrugicë, kemi difekte pa fund, e dëmtime asfalti, si dhe asnjë familje e re nuk është futur në skemën e furnizimit me ujë.

Unë po ju publikoj një denoncim të një qytetari të bërë dhjetëra herë tek rilindasi 6%, UKK, Administrata në Paskuqan etj, por që nuk ka gjetur zgjidhje….!!!!

“Pershendetje, jetoj ne koder kuqe Rr “Nik Ndreka”ne Paskuqan, mungesen tende po e ndjej qe tani , duke e filluar me rruge, me drita, me uji me gjithcka, po me shqetesuse jane pusetat e uijt te pishem qe kan plas neper rruge sot e 3 muaj edhe as njeri nuk kujtohet edhe pse kemi bere me qindra kerkesa, une po ju nis disa foto edhe vidjo te shikoni si eshte katandis vendi pasi ju iket, ju lutem publikoni.