Gruaja gjendet e pajetë në banesë, dyshimet e para

336
Sigal

Një grua e moshuar është gjendur pa jetë ditën e sotme në banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur në banesën e 70-vjeçares në Mamurras.

Viktima është identifikuar si Gjelina Hoti, e cila jetonte e vetme. Fqinjët kanë njoftuar policinë, pasi e moshuara nuk ishte përgjigjur në telefon.

Policia bashkë me zjarrfikësit kanë ndërhyrë, duke thyer derën e banesës ku edhe kanë gjetur pa jetë të moshuarën. Dyshimet e para janë se e moshuara ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Mendohet që kontakti me rrymën elektrike ka ndodhur nga pakujdesia. Por do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.