Xhelal Mziu: Komisionet hetimore dhe protestat pa kthim të opozitës

106
Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu tha të premten nga një studio televizive se drafti i socialistëve për komisionet hetimore është thjesht një shashkë e qeverisë së Ramës për të penguar funksionimin normal të Parlamentit. Mziu tha se dhe nëse ky draft miratohet në mënyrë të njëanshme nga qeveria, nuk do të lejohet nga Gjykata Kushtetuese. “Kjo qeveri në këto 10 vitet e ka konsideruar ligjin thjesht formal dhe ka operuar sipas oreksit të saj. Drafti i paraqitur, që tenton të paraqitet në komisione është thjesht një shashkë e kësaj qeverie se nuk është se nuk ka munguar ligji, por nuk është zbatuar. Kjo qeveri është angazhuar për të mos respektuar ligjin dhe për të bërë çdo gjë që është në funksion të asaj që bën qeveria dhe jo asaj që duhet. Nëse paska nevojë për amendamente ose ndryshime të ligjit pse nuk zbatohet ligji që është aktualisht? Ngritja e komisioneve hetimore në këto 30 vite ka qenë A-ja e funksionimit të Parlamentit. Në çdo vend tjetër të botës opozita ka në dorë të denoncojë problematikën, që nuk janë vetëm në fokusin e Prokurorisë. Nëse i referohemi konkretisht 2 komisioneve të kërkuara në fillimin e këtij sesioni parlamentar kishte të bënte me aferat korruptive të 4 koncesioneve në shëndetësi që në treguesit nga KLSH thuhet se janë jo më pak se 48 milionë euro pagesa për shërbime të pakryera. Dikush që do të kryejë operime, por nuk e bën dot se kanë limituar operimin e pacientëve, pavarësisht se shumica e tyre shkojnë te privati. Është rritur 70 herë tarifa e sterilizimit, më shumë se në Gjermani. Ka argumente të mjaftueshme që ka korrupsion. Por edhe nëse nuk ka opozita është në të drejtën e saj. Nuk kemi përse bëhemi pjesë e gjësë. Po merremi me zbatimin e asaj që është në fuqi. Gjykata Kushtetuese është shprehur dhe nuk ka asnjë lloj neni, apo pjesë të këtij ligji që e cungon. Është e drejtë kushtetuese. E rëndësishme është objekti. Thelbi për të cilin ngrihen komisioni nuk e pengon opozitën për ngritjen e komisionit. Shashka për të penguar funksionimin e parlamentarizmit. Jemi te gatshëm për të vijuar edhe më tej, deri sa të kthehet në binarët e funksionimit parlamenti. Edhe nëse do ta aprovojnë në mënyrë të njëanshme nuk do të lejohet nga Gjykata Kushtetuese.” – tha deputeti Xhelal Mziu