Sherr me thika mes vëllezërve, plagoset njëri prej tyre

25
Sigal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Çorovodë. Dy vëllezër janë zënë me njëri-tjetrin, ndërsa një prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë.

Ndërkohë, policia ka arrestuar shtetasin me iniciale E. M., 46 vjeç. Aktualisht i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan shtetasin E. M., 46 vjeç, banues në Çorovodë, pasi mbrëmjen e djeshme, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën,” thuhet në njoftimin e policisë.