Deputeti i PD, njëkohësisht drejtuesi politik i qarkut të Dibrës, Xhelal Mziu është i njohur veçanërisht për mbështetjen e tij për republikanët Amerikanë ku e ka vërtetuar edhe gjatë kohës kur ka qenë kryebashkiak i Kamzës. Mziu ka emëruar një nga rrugët kryesore të asaj zone “Donald Trump”. Mziu ka ndjekur me vëmendje fjalimin e kreut të shtëpisë së bardhë ku ka nxjerr edhe pikat thelbësore, që ndikojnë edhe Shqipërinë.
Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbajti një fjalim historik në Kongresin amerikan. Të pranishëm në sallën e Kongresit ishin të pranishëm jo vetëm ligjvënësit, por edhe personazhe të rëndësishëm të jetës politike. Sipas Axios dhe Daily Caller, në mesin e tyre ishte edhe Chris LaCivita, arkitekti i fitores së Donald Trump. Ai ishte ulur pas familjes së Trump. Ndërkohë pranë tij ishte shefi i ri i FBI-së, Kash Katel. LaCivita po ashtu komentoi javët e para të presidencës së Trump në një intervistë për rrjetin televiziv më të madh në SHBA, Fox Neës. Të pranishëm ishin edhe disa prej personaliteteve mediatike si Matt Ëalsh dhe Ben Shapiro. Chris LaCivita është angazhuar për të punuar për opozitën shqiptare në këto zgjedhje. Ai ka deklaruar se do vazhdojë të njëjtën punë që bëri me Trump edhe në Shqipëri.