Edi Rama, fushatë elektorale më 18 qershor, me agjencinë sorosiane “Majoritas” që ka bërë edhe fushatat e Vuçic dhe Nikoliç

472
Përparim HALILI
Kreu i “Rilindjes” mavi, ka prenotuar agjencinë me logo ngjyrë mavi, pazari minimal i së cilës është 1 milion euro
Vetë shefi i kësaj agjencie, Lucijan Florin Despoju, në një intervistë të kohëve të fundit, ka deklaruar, se kompania e tij ka punuar në shumë fushata zgjedhore në Shqipëri, në Ganë, Serbi, Rumani e SHBA, ndërkohë që gjatë gjithë këtyre viteve ata kanë ndërtuar një taktikë dhe strategji që këto vende, i kanë besuar tashmë
Shqipëria që kërkon të shkëputet nga “kthetrat” e tranzicionit 26 vjeçar post-komunist, prej afro 4 vitesh qeverisjeje të “Rilindjes” është mbërthyer edhe shtetërisht e politikisht prej metastazave të “Oktapodit Soros”, i cili ditët e fundit doli edhe publikisht nëpërmjet (Dob)rrushit të saj në Tiranë dhe deklaroi se ka hartuar draftin e reformës në drejtësi në Shqipëri nëpërmjet ekspertëve të saj, madje edhe duke e financuar atë deri në qindarkën e fundit dhe duke e montuar së bashkë me kryeministrin Rama, me kupolën e PS dhe me mediat që “recitojnë” programin e Soros në Shqipëri! Dje është publikuar lajmi, që përforcon faktin, se Soros është vetë “Rilindja” me logon PS, mbasi një “pjellë” propagandistike-politike e “Oktapodit Soros” është aktivizuar nga kreu i PS, “besimtari i Soros”, kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama. E kemi fjalën për një agjenci që inskenon dhe realizon fushata elektorale zgjedhjesh parlamentare, vendore e presidenciale në disa vende ku popujt përdoren si “dele”, sa për t’u marrë votat e pushtetit, vende ku Shqipëria është në krye të listës së vendeve të rajonit e të ish-vendeve të lindjes komuniste. Kjo agjenci sorosiane quhet “Majoritas”, me rezidencë në Rumani dhe prenotohet me qëllim të caktuar prej partive dhe qeverive që komandohen nga Soros, të vendeve ku Sorosi sundon dhe drejton me misionarët e saj në media, ekonomi, politik, arsim, shëndetësi, drejtësi, diplomaci e kudo. Mjafton të hapësh dosjen e aktivitetit të agjencisë rumune “Majoritas” dhe konstaton, se ajo “prenotohet” për propagandë votash pushteti, vetëm në vendet ish-lindjes komuniste që janë brenda e jashtë BE, sidomos në vendet e rajonit Serbi, Bosnjë, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në vendet e “Botës së Tretë”. Këtë agjenci ka prenotuar edhe kreu i “Rilindjes”, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, për të bërë fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të datës 18 qershor 2017, ku ai qysh tani është hedhur në sulm për të rrëmbyer edhe mandatin e dytë qeveritar, për të cilin, sipas informacioneve mediatike dhe akuzave brenda politikës shqiptare, po synon ta garantojë me miliardat e trafikut të hashashit, me përdorje të policisë, me presion mbi administratën publike që nën kontroll zyrtar dhe me skenarë të tjerë që ende nuk janë shfaqur publikisht! Rezulton me prova faktike, se me agjencinë sorosiane “Majoritas” që ka prenotuar Rama i “Rilindjes” shqiptare, kanë bërë fushatat zgjedhore parlamentare e presidenciale edhe miqtë serbë të Ramës Vuçic e Nikoliç, por edhe shtetarët e Kosovës e të Maqedonisë. Sipas medias që ka publikuar lajmin (Zhurnal), saktësohet, se “para zgjedhjeve presidenciale në Serbi, një nga elementet më të rëndësishme, ishte fushata dhe mënyra se si prezantoheshin kandidatët në rrjetet sociale edhe në përgjithësi, në internet. Kjo parti, e cila në vitin 2012, fitoi zgjedhjet parlamentare në Serbi, ka shfrytëzuar shërbimet e kompanisë “N1” ndërkohë që si ndihmës, ka pasur një kompani të huaj, me themelues Lucijan Florin Despoju. Vetë shefi i kësaj agjencie, Lucijan Florin Despoju, në një intervistë të kohëve të fundit, ka deklaruar se kompania e tij ka punuar në shumë fushata zgjedhore në Shqipëri, në Ganë, Serbi, Rumani e SHBA, ndërkohë që gjatë gjithë këtyre viteve ata kanë ndërtuar një taktikë dhe strategji që këto vende i kanë besuar tashmë. Për “skenarët” e fushatave elektorale, pagesa është deri në 1 milion euro për 10 javë. Këtë faturë zyrtare shërbimi, thuhet se e ka pranuar dhe e ka paguar paraprakisht edhe kreu i “Rilindjes” në Shqipëri, duke vepruar si Vuçiç e Nikoliç në Serbi, miliarda që nuk dihet, nëse janë nga llogaria e partisë apo e parisë së hashashit që ka mbushur detin “Adriatik” duke “lundruar” drejt Italisë… 
Sigal