
Skandali me Urën e Zogut nga Rilindja!

Ministria Margariti deklaron, s’ka projekt e prandaj s’ka as buxhet për vitin 2023 për reabilitimin e kësaj ure, monument kulturor!

Ura e ndërtuar në kohën e Zogut me 6 harqe, sot ka vetëm 5 harqe dhe po prishen dhe dy harqe të tjera!

Qytetarët e qarkut të Lezhës por jo vetëm dhe deputet të PD kërkojnë me ngulm rehabilitimin e kësaj ure, monument kulture!

Detyrimin e bërjes të projekteve të tilla e ka Ministria e kulturës, veç të tjerash
është shpallur një nga 7 monumentet më të rrezikuara për vitin 2022 edhe nga Europa Nostra!

Kjo tregon neglizhencën, me paramendim, të qeverisë në lidhje me kujdesin për mirëmbajtjen e monumenteve të trashigimnisë kulturore dhe arkitektonike të këti lloji.

Mospërfillje dhe neglizhencë e shtetit! Atëherë del e domosdoshme marrja e masave reaguese, për të i’u imponuar qeverisë për këtë skandal që po rrezikon shembjen e Urës Zogut.