Suplementi Pena Shqiptare/ Fatos Arapi: Ditë Tiranase

145
Sigal

Ti mbyll derën pas e nisesh:
Në mesin e rrugës takon ditën
që të pyet e hutuar: – Nga të shkoj?
Shpresën e ushqejnë me shpresë, –
pastaj shpresës i vrasin shpresën.
Vetëm pasqyrat ndryshojnë,
teknologjia përsosëse e tyre, –
Fytyrat janë po ato.
Jo, ti, – hija jote shkrin në gotën me ujë
Diellin dhe kokrrën e aspirins. –
Ke dhimbje të forta koke.
E di: zembereku i zemrës sime.
Eshtë pluhurosur , – kur do të vijë Ajo,
me frymën e saj t’i fryjë,
të ndjej ecjen tingëlluese të kohës.
Në qiellin e Tiranës, një unazë e zjarrtë
fluturon nga syri në sy!
Kërkon gishtin e nuses.
Kërciti gonxhe e zambakut tek çelej.
Dhe marsi eci para meje.
Të paktën, o zot, akoma jemi njerëz;
respektojmë dallëndyshet dhe vdekjen.