Xhelal Mziu: Buxheti për ish-të përndjekurit 2.5 herë më i vogël se 2013

33
Sigal

Deputeti demokrat Xhelal Mziu kritikoi vëmëndjen që socialistët i kanë dhënë ish-të përndjekurve politikë dhe trashëgimtarëve të tyre. Sipas tij edhe krahasuar me 10 vite më parë vlera e buxhetit për këtë kategori është 2.5 herë më e vogël. Mziu tha: “Dëmshpërblimi financiar për ish të përndjekurit politikë dhe trashëgimtarët e tyre, është në shifra qesharake, 2,5 herë më pak se në 2013. Do të duhen 3 dekada për ta kompensuar këtë shtresë! Për vitin 2024 do të alokohet vetëm 11 milionë euro, pothuajse sa këtë vit, pra 2023. Në buxhetin e vitit 2013 Qeveria e PD, ka alokuar 3 miliardë lekë për këtë zë, ose 28 milionë euro, ose 2.5 herë më shumë se qeveria e rilindjes për 2024. Me këto ritme, parashikohet se do të duhen 3 dekada për të ezauruar faturën financiare ndaj kësaj shtrese të vrarë, burgosur e të persekutuar për 50 vite në Diktaturën Komuniste.” – tha deputeti demokrat Xhelal Mziu.