SPAK prej 3 vitesh fle mbi dosje/ Zbardhet skema korruptive të Eco Park në Porto Romano, shoferi i Mirel Mëritirit në arrati mer në dorzim punimet

45

Më 27 dhjetor AKUM i jep tenderin “De Mare” dhe “Victoria Invest” për 18.5 milion euro me tvsh. Në maj të 2020 të gjitha punimet i nënkontraktohen kompanisë Artcon, të Denis Ymerit, i cili është shoferi i Mirel Mërtirit për 6 milionë euro.

Sigal

Gazetari Klodian Tomorri ka përmbledhur në pak rreshta aferën korruptive me Eco-Park në Porto Romano. Në 1 prill 2019 është lidhur kontrata mes “Integrated Energy BV SPV” dhe “Casanova-Hernandez Architechten” për zhvillimin e projektit të Ekoparkut Durrës. Gazetari tha kjo kontratë është firmosur 6 muaj para se të hapej tenderi, 2 muaj para se të njoftohej publikisht si projekt nga kryeministri Edi Rama. Ndërkohë, në muajin tetor të po këtij viti shpallet tenderi për mbylljen e vend depozitimit ekzistues dhe ndërtimin e ekoparkut me fond 1.9 miliardë lekë me TVSH. Më pas ndodh e papritura. Tre ditë para shpalljes së fituesit qeveria anulon tenderin me sebepin e tërmetit. Tomorri thekson më tej se më 27 dhjetor AKUM i jep tenderin “De Mare” dhe “Victoria Invest” për 18.5 milion euro me tvsh. Në maj të 2020 të gjitha punimet i nënkontraktohen kompanisë Artcon, të Denis Ymerit, i cili është shoferi i Mirel Mërtirit për 6 milionë euro. Gazetari tha: “Pra afera e Porto Romanos, që denoncoi Partia Demokratike përmblidhet kështu:

  1. Në datën 1 prill 2019, lidhet kontrata mes Integrated Energy BV SPV dhe Casanova-Hernandez Architechten për zhvillimin e projektit të Ekoparkut Durrës. (6 muaj para se të hapej tenderi, 2 muaj para se të njoftohej publikisht si projekt nga Kryeministri).
  2. Maj 2019, kryeministri deklaron në “Opinion” që do mbyllim vend-depozitimin e mbetjeve në Porto Romano dhe aty do të bëjmë një ekopark.
  3. Tetor 2019 shpallet tenderi për mbylljen e vend depozitimit ekzistues dhe ndërtimin e ekoparkut me fond 1.9 miliard lekë me tvsh. Dy ditë para shpalljes së tenderit “De Mare” hap kompani në QKB.
  4. Tre ditë para shpalljes së fituesit qeveria anullon tenderin me sebepin e tërmetit.
  5. Më 16 dhjetor qeveria merr vendim që prokurimi të bëhet me negocim të drejtëpërdrejtë.
  6. Më 21 dhjetor lidhet kontratë bashkëpunimi mes “De Mare srl” dhe “Victoria Invest International”.
  7. Më 27 dhjetor AKUM i jep tenderin “De Mare” dhe “Victoria Invest” për 18.5 milion euro me tvsh.
  8. Në 14 maj të vitit 2020 joint venture “De Mare-Victoria” ia nënkontrakton punimet kompanisë “Artcon” për 6 milionë euro. “Artcon” zotërohet nga Denist Ymeri, shoferi i Mirel Mërtirit” – tha gazetari Klodian Tomorri.

Ai tha se kjo dosje hetohet nga SPAK prej më shumë se 3 vjetësh dhe nuk ka asnjë veprim. Gazetari shtoi edhe se: “Ah po thuhet se vitin e kaluar i sekuestruan dokumentat “Victoria Investit”, por në fakt aty pjesa dërrmuese e parave kanë kaluar nga “De Mare”. (“Victoria” mori vetëm një pjesë të vogël për të shmangur ndonjë denoncim të papritur potencial që mund të vinte nga opozita.) Pastaj “De Mare” i ka shpërndarë paratë atje ku duhet të shkonin. Dhe po të ndjekësh ku i ka çuar “De Mare” paratë, aty bien shumë lepuj brenda përfshirë dhe shkrimtarë. Por ça i duhet SPAKU-t të hetoj këto punë. Bjerini Malltezit aty, këputeni se kjo dosja këtej do t*pe të mëdha” – tha gazetari Klodian Tomorri.