Firma daneze tërhiqet nga projekti ‘I prishjes së Teatrit Kombëtar’

491
Sigal

Firma daneze e arkitekturës Bjarke Ingels është tërhequr nga projekti për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Në mars të vitit 2018, Kryeministri Edi Rama publikoi projektin e hartuar nga Ingels për Teatrin e ri Kombëtar, realizimi i të cilit do të bëhej nga kompania Fusha shpk, nëpërmjet një ligji special. Ky ligj më vonë u kritikua nga Bashkimi Evropian si një shkelje e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA). Në faqen e saj të internetit, Bjarke Ingels ende ka të listuar si klientin zyrtar të sajin për projektin e teatrit kompaninë Fusha, e cila ka përfituar shumë tenderë të dyshimtë nga qeveria Rama. Bjarke Ingels ka refuzuar të zbulojë kushtet e kontratës së tij me kompaninë Fusha ose qeverinë shqiptare duke e konsideruar atë një “marrëveshje konfidenciale”. Shembja e mundshme e Teatrit Kombëtar, një nga objektet e fundit të mbetura në Tiranë nga arkitektura e periudhës fashiste, nxiti protesta të shumta nga artistët dhe qytetarët. Protestat theksuan dhe faktin, se toka e grabitur nga Fusha, e cila premtoi të ndërtonte një teatër të ri në këmbim të një sipërfaqe të madhe toke publike për të ndërtuar gjashtë kulla. Ky fakt dëmtoi rëndë dhe imazhin e vetëshpallur të Bjark Ingelsit si një arkitekt kundër projekteve korruptive dhe bien ndesh me të mirën publike. Ndoshta e ndodhur përballë një reagimi të paparashikuar nga qytetarët dhe artistët, të cilët janë shprehur se do ta mbrojnë Teatrin Popullor edhe me trupin dhe jetën e tyre, firma daneze tërhiqet. Zyra e marrëdhënieve me publikun e firmës së Bjarke Ingels refuzoi t’i përgjigje pyetjeve të bëra, lidhur me tërheqjen e tyre nga projekti i Teatrit Kombëtar.