Xhaferri: Rinia e 2030/ Projekti i atij që të rinjtë i largoi nga vendi si Ramiz Alia në 1990!

54
Sigal

Besart Xhaferri/

Shqipëria nuk ka më rini, por ka një Ministri për Rininë dhe fëmijët dhe këtu nis paradoksi i krimit më të madh të Rilindjes, eksodit drastik të të rinjve, që deri në 2013 ishin potenciali më i madh i Shqipërisë.

NOA

Në takimin që u fol për strategjinë për rininë nuk u fol për 500 mijë të rinj që janë larguar për shkak të keqqeverisjes së kësaj dekade, nuk u fol për ata dhjetëra të rinj që kanë rënë viktimë e kriminalizimit të shoqërisë, duke thelluar dramën sociale të familjeve shqiptare.

Nuk u fol as për ata të rinj që humbën jetën rrugëve të botës dhe shteti as nuk ndihmoi familjet për kthimin e trupave te pajetë në Shqipëri.

Në atë takim plotë arritje e propagandë nuk u përmend fakti se një çifti të ri në Shqipëri, i duhen 70 vite për të blerë në apartament, me pak fjalë u duhet të lënë peng në bankë edhe të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Edi Rama është armiku më i madh i Rinisë, pasi ai ndjek ndaj tyre politikën e Ramiz Alisë, largimin e tyre me çdo çmim nga vendi.

Por Edi Rama t’a dijë mirë se atë fat që të rinjtë i rezervuan Ramiz Alisë do t’i rezervojnë edhe atij.