Mafia italiane në Tiranë. Vasili: Edi Rama nuk fshihesh dot më

410
Sigal

Një skandal që ka shpërthyer në Itali për lidhjet e mafias me pastrimin e mbetjeve prek direkt Shqipërinë dhe qeverinë “Rama”. Dje u publikua lajmi se kompania italiane ortake e Bashkinë Tiranë në kompaninë e pastrimit të mbetjeve ‘EcoTirana’, akuzohet nga prokuroria italiane për qarkullim parash në favor të grupit mafioz Ndragheta. Lajmi u botua nga disa media italiane.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas këtyre zhvillimeve duke akuzuar mazhorancën për lidhje me mafian italiane.

“O Edi Rama Ndragheta është këmbëkryq në Bashkinë e Tiranës! Boll u përpelite, nuk fshihesh dot më. Letrat dolën sheshit! Je i rrëzuar dhe i mbaruar!”,- shkruan Vasili në reagimin e tij në Facebook.