Protesta edhe në Durrës, punonjëset kërkojnë pagën e luftës: Nuk kemi si t’i mbajmë familjet

302
Sigal

Punonjëset e fasonerive në Durres kanë protestuar gjatë mëngjesit të sotshëm para zyrave të tatim taksave.70 punonjës fasonerie janë mbledhur për të kërkuar trajtim të njëjtë si gjithë të tjerët spas ligjit pasi nuk kanë marrë pagën e luftës premtuar nga qeveria.

Shkak është bërë mos përfitimi i pagës së luftës. Drejtuesit e fasonerisë kanë deklaruar se pagesat janë bërë të rregullta ndërsa pagën e luftës e kanë përfituar vetëm 5 punëtorë nga 70 që punojnë gjithsej në ndërmarrje.

Vetë pronarja ka deklaruar jashtë kamerave se kanë ndjekur çdo procedurë të udhëzuar nga qeveria, ndërsa në dhënien e pagës është bërë diferencim.

“Kemi ardhur këtu sepse nuk na është njohur paga e luftës, ndërkohë janë bërë diferencime në dhënien e pagës së luftës”.

“Ne nuk kemi si mbajmë familjet, pronarët janë përpjekur të na vijnë në ndihmë qoftë me pagesat dhe siguracionet, qoftë me punën, por shteti na nxjerr probleme dhe bën diferencime. Çdo dokument është i rregullt, pse të mos përfitojmë pagën e luftës”.