Dy raste të dyshuara me koronavirus në Vlorë, ja rezultatet e testimeve

446
Sigal

Ditën e sotme janë testuar dy raste të reja të dyshuara me koronavirus në qytetin e Vlorës.
Bëhet me dije se rezultatet për të dy rastet kanë rezultuar negative.

Bëhet fjalë për dy meshkuj, njëri në fshatin Vllahinë dhe tjetri Dhërmi.
Personi në Vllahinë shihej si rast më kritik pasi vetë 62 vjeçari vuan nga diabeti.

Ndërkohë që Vlora mbetet ende në kuotën e 5 personave të prekur nga COVID-19 që prej fillimit të kësaj pandemie ku deri më tani janë dërguar 90 mostra.