Vasili ‘i përvishet’ Ramës: Na trego 50 mijë testimet në ditë të Gjermanisë, jo varret e Iranit

396
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i kthehet videos së postuar ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama, ku tregohej se si Irani po përballej me një numër të madh vdekjesh si pasojë e Koronavirusit.

Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Vasili i bën thirrje Ramës të marrë shembull Gjermaninë dhe jo shtetin aziatik.

“Karnavali i fandaksur me mjekër të bardhë i qeverisë, që ka rrëmbyer sot më shumë pushtet se Ramiz Alia në vitin 1991, kërkon të vendosë pushtetin e Ajatollahëve në vend të pushtetit të Merkelit.

Ndaj tregon arkivolët e Iranit dhe nuk tregon 50 mijë testimet në ditë të Gjermanisë”, shkruan Vasili.

Postimi i plotë i Vasilit:

S’duhet të humbim kurrsesi optimizmin dhe shpresën.

Karnavali i fandaksur me mjekër të bardhë i qeverisë, që ka rrëmbyer sot me shumë pushtet se Ramiz Alia në vitin 1991, kërkon të vendosë pushtetin e Ajatollaheve në vend të pushtetit të Merkelit.

Ndaj tregon arkivolet e Iranit dhe nuk tregon 50 mijë testimet në ditë të Gjermanisë.

Ky shqiptarët i tradhëtoi në ditën më të vështire dhe askush nuk ja harron kurrë sepse nuk kurseu as shëndetin e tyre për karrigen e tij.

Tani as FB, Twiter, Istagram dhe ERTV nuk ja shlyejnë dot këtë tradhëti dhe sa më shumë të shkruajë e të flasë aq më shumë do thellohet në faj.

Nuk do të sakrikohen as Shqipëria as shqiptarët për të.

Me shpresë dhe optimizëm do t’ja dalim!

Shpresa dhe ndryshimi

S'duhet te humbim kurrsesi optimizmin dhe shpresen.(VIDEO).Karnavali i fandaksur me mjeker te bardhe i qeverise, qe ka rrembyer sot me shume pushtet se Ramiz Alia ne vitin 1991, kerkon te vendose pushtetin e Ajatollaheve ne vend te pushtetit te Merkelit.Ndaj tregon arkivolet e Iranit dhe nuk tregon 50 mije testimet ne dite te Gjermanise.Ky shqiptaret i tradhetoi ne diten me te veshtire dhe askush nuk ja harron kurre sepse nuk kurseu as shendetin e tyre per karrigen e tij.Tani as FB Twiter Istagram dhe ERTV nuk ja shlyejne dot kete tradheti dhe sa me shume te shkruaje e te flase aq me shume do thellohet ne faj.Nuk do te sakrikohen as Shqiperia as shqiptaret per te.Me shprese dhe optimizem do t'ja dalim!

Gepostet von Petrit Vasili am Freitag, 3. April 2020