Xhaferri: Raporti dramatik i British Council: Shqipëria e 7 në botë për largimin e trurit!

21
Sigal

Shqipëria është ndër vendet më të prekura në botë nga largimi i trurit.

Në këtë përfundim ka mbërritur raporti i British Council, që skanon problematikat e të rinjve në Shqipëri.

Sipas studimit 3 në 4 të rinj që kanë kryer studimet e larta Bachelor ose Master synojnë largimin nga Shqipëria.

Mes atyre që largohen sipas raportit të British Council janë edhe ata që kanë mbaruar shkollën e lartë shkëlqyeshëm në degë të kërkuara në treg si informatika apo shkencat ekzakte.

Shqipëria renditet e 7 në botë për largimin e trurit, krah vendeve si Samoa, Mikronezia, Somalia, Sao Tome-Principe, Siria dhe Hondurasi.

Në studim bie në sy se ndryshe nga një dekadë më parë, kur ishin ata më pak të arsimuarit që kishin emigrimin zgjedhje të parë, tani janë të mirë-arsimuarit që vendosin të braktisin vendin në kërkim të një jetë më të mirë.

Ky raport është pasqyrë e korrupsionit dhe mungesës së vizionit të Rilindjes për rininë, ose me keq pjesë e një plani ogurzi për largimin e të rinjve nga vendi, pasi ata duke qënë injektor ndryshimi shihen si rrezik nga narkoshteti.

https://www.facebook.com/share/tfvcLPZos8NK5sy8/?