Xhaferri: Nga Dega 8 i çojmë të fala Bandës 184 dhe Bablokut!

Nga Besart Xhaferri/

Një takim i zjarrtë ishte ai me demokratët dhe qytetarët e Degës 8 ku prezantuam kandidatët tanë për deputetë Lisandër Hoxha, bashkëudhëtarin tim të gjatë në FRPD, aktivist me kontibute të jashtëzakonshme dhe djalë i fjalës së mbajtur, Jonathan Pano, një zë i fuqishëm përballë Bandës 5D në Bashki, dhe Adriana Kalaja e kthyer në makthin e zyrtarëve të korruptuar të sektit Rilindjes, teksa sot ajo depozitoi prova të reja për Bandën 184.

NOA

Në bashkëbisedimin me qytetarët ne folëm për programin tonë që ka në themel, strehimin e të rinjve, minimumin jetik 200 euro, pagë
minimale 500 euro, pagë mesatare 1200 euro, reduktim taksash për karburantin dhe për ushqimet e shportës.

Kandidatët tanë shpalosën pikat kryesore të programit dhe mbajtën shënim problemet që ngritën qytetarët.

Pa dyshim u ndalëm edhe tek puna që duhet bërë me diasporën, vota e së cilës do jetë vendimtare për rrotacionin.

Pjesëmarrja masive në takim, bashkëbisedimi konstruktiv dhe besimi që na dhanë këta qytetarë na shtynë të besojmë se fitorja në 11 Maj do jetë plebishitare!