Kryebashkiaku Veliaj: OKB-ja përzgjedh Tiranën si një nga 10 qytetet që kanë performancën më të mirë financiare

604
Sigal

 

 

Kryebashkiaku Veliaj: Tirana, një nga 10 qytetet me performancën më të mirë financiare

OKB përzgjedh Tiranën si një nga 10 qytetet që kanë pasur performancën më të mirë financiare. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë në konferencën “Bridge for Cities 4.0”, e mbajtur në Vienë, së bashku kryebashkiakë dhe personalitete të larta nga e gjithë bota, të cilën diskutuan mbi promovimin e zbatimit të Agjendës 2030 për Zhvillim e Qëndrueshëm, themelimin e një platforme urbane për krijimin e një rrjeti dhe nxitjen e bashkëpunimeve të ndërsjella. Tirana është një nga 10 qytetet me performancën më të mirë financiare. Përzgjedhja është bërë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara konferencën “Bridge for Cities 4.0”, e mbajtur në Vjenë, së bashku kryebashkiakë dhe personalitete të larta nga e gjithë bota, të cilën diskutuan mbi promovimin e zbatimit të Agjendës 2030 për Zhvillim e Qëndrueshëm. Erion Veliaj theksoi se ky vlerësim i dhënë nga OKB-ja, është një inkurajim që për katër vitet e ardhshme Tirana të kthehet jo vetëm në polin më të rëndësishëm ekonomik të Shqipërisë, por edhe të gjithë rajonit. Veliaj: Ishte një kënaqësi e veçantë të ishim në Vjenë për të prezantuar Tiranën dhe historinë e saj të suksesit në menaxhimin financiar. Ishim një nga 10 qytetet e përzgjedhura nga OKB-ja, si qytetet që kanë pasur performancën më të mirë financiare.