Më 18 dhjetor 2023, Bledi Çuçi, kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së, kur SPAK kërkonte heqjen e imunitetit të liderit të opozitës, Sali Berisha, u shpreh se PS do të votonte për heqjen e imunitetit për çdo ligjvënës për të cilin do të kishte një kërkesë nga SPAK.
Sot, Partia Socialiste në grup vendosi të rrëzojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, e cila po hetohet për aferën e tunelit të Llogarasë dhe lotet e Unazës së Tiranës.
Në një kohë kur vetë Bashkimi Evropian e kishte cilësuar çështjen Balluku si një test për Shqipërinë në raport me luftën kundër korrupsionit, Edi Rama vendosi që mes BE-së dhe Ballukut të zgjedhë Ballukun, siç kishte bërë dikur me Vangjel Ndrekon.
Kjo është logjika e Haxhi Qamilit, vetëm se Edi thotë: “Ku pyes unë për BE-në, sa kohë kam Belën dhe Ulsiun.”


















