Nga krimi askush nuk ka më imunitet në këtë vend dhe për fat të keq edhe fëmijët janë në mëshirë të kriminelëve.
Një 54 vjeçar është qëlluar me breshëri automatiku sapo ka lënë fëmijët në shkollë në fshatin Rrilë të Lezhës.
Breshëria e plumbave ka terrorizuar nxënësit dhe ka rrezikuar jetën e nxënësve dhe arsimtarëve.
Autorët pas kësaj ngjarje të rëndë janë larguar të qetë pasi në këtë vend policia veç numëron të plagosurit dhe mbledh kufomat.
Autoritetet të zbardhin urgjentisht këtë ngjarje të rëndë që mund të kishte pasur pasoja fatale në jetë njerëzish dhe të identifikojnë dhe ndalojnë autorët.
Kjo ngjarje përbën një këmbanë alarmi për rënien e institucioneve ligjzbatuese dhe revanshin e krimit që nuk i kursen plumbat as në derë të shkollës dhe as në derë të komisariateve.