Vasili: Policia e Ballës nxjerr në media videon e Princ Lekës për të devijuar vëmendjen nga skandalet e qeverisë

16
Sigal

Nënkryetari i PL, Petrit Vasili ka reaguar pas videove të rënda që janë publikuar në rrjet në lidhje me dhunën mes ish çiftit mbretëror.

Vasili është shprehu se policia e ballës ka nxjerrë në media videon e Princ Lekës për të devijuar vëmendjen nga skandalet e qeverisë.

Postimi:

Policia e Balles nxjerr videon e princ Lekes per devijuar vemendjen e nga horrlleqet e qeverise!

Poshtersia e rilindasve nuk ka kufi.

Video e nje konflikti te brendshem familjar te Oborrit Mbreteror qe u dorezua ne Polici, i jepet mediave nga vete policia dhe hidhet e mbush rrjetet sociale tej e ndane.

Kjo lukuni horrash ne pushtet perdorin cdo gje per te devijuar sado pak vemendjen e opinionit mga krimet shteterore te tyre.

Faqe e zeze per Taulant Ballen dhe policine e tij qe perdorin poshtersisht nje drame familjare te nje familjeje shume te njohur ne Shqiperi.

Hajde besoji ketij Ministri si Balla dhe kesaj Ministrie te Brendeshme e Policie horrash se Polici Shteti nuk mund te quhet më.

Kjo Ministri e Brendeshme eshte shembulli i imoralitetit ligjor dhe moral me te felliqur.

Keta horra duhet te largohen si pazarxhinj te ndyre te autoritetit shteteror dhe shnderrimin e Policise ne kuplara politike rilindase.