Ëngjëll Musai: Milionerët e korrupsionit u sulen bankave dhe hipotekave

467
Sigal

Hipotekat/ 2980 vipa
me kollare  shteti, lubi të 
korrupsionit,
u bënë në pak vite milionerë dhe pronarë tokash,  nën hundën e ligjit

Milionerët
e korrupsionit, u sulen bankave dhe hipiotekave

Tjetërsohen
prona, ndryshojnë emrat e qindra depozitave bankare

Nga
Engjëll Musai

Frika e zbulimit,
arrestimit dhe dënimit publik, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Vertingun duket
se u ka kallur datën disa  milionerëve të
korrupsionit, të cilët në 2-3 muajt e fundit u janë sulur bankave, hipotekave
dhe zyrave noteriale. Kjo për faktin sepse milionat e lekëve dhe eurove, që
kanë zhvatur duke abuzuar me postin, pronat e shumta që kanë në bregdet, male
dhe fusha, nuk do të mund ti justifikojnë në asnjë formë apo formulë ditën kur
tu kërkohet llogari. Dhe kjo duhet të ndodhë sa më parë, në rast  të kundërt milionerët e korrupsionit, do të
dalin një ditë “të pastër” nga biografia e tyre e nxirë, dhe do të jenë të
barabartë mes të barabartëve. Në zyra noteriale, hipoteka dhe banka janë sulur
ata që në gjithë këto vite, dhe veçanarisht ata që në 3 vitet e fundit,
grabitën, shitën dhe  përvetësuan,  qindra hektarë toka, qindra objekte publike,
edhe ato që e kanë një pronar të ligjshëm, ata që  në çdo tender marrin 20 deri 35 per qind të
vlerës së investimit, duke ndryshuar  tapi
dhe depozita bankare. Burime nga zyrat  noteriale, bankat dhe hipotekat bëjnë me dije
se “në zyrat  tona janë paraqitur në çdo
orë të ditës (por veçanarisht pasditeve) zyrtarë të lartë dhe të mesëm,
ligjvënës dhe drejtues institucionesh, madje ka prej tyre që veprimet po i  kryejnë edhe përmes prokurave, duke ndryshuar
tapi dhe çertifikata pronash nga emri i tyre, në emra të tjerë familjarësh,
krushqish dhe miqsh”. Brënda 2-3 muajve të fundit në disa qytete kryesore të
vendit, si në  Tiranë , Elbasan, Durrës,
Korçë, Vlorë e Shkodër, janë tjetërsuar mbi 2980 tapi pronash, si vila, dyqane,
troje, objekte luksi dhe biznesi, dhe depozita bankare, duke i kaluar ato në
emra ose fiktivë ose familjarësh. Kështu nga 3-4 apartamente dhe 3-4 dyqane, në
tapinë e re të milionerit të korruptuar, sot rezultojnë “një apartament , një
dyqan, dhe kredi bankare e pashlyer”, ose nga pesë depozita bankare që ka patur,
sot ata rezultojnë të kenë vetëm 1 ose 2, dhe me vlera 10 deri 15 milione lekë,
kurse pjesën e “luanit” ja kanë kaluar në emra të tjerë. Fshehja e pasurive jo
të ligjshme, e pronave të grabitura, e trojeve të zhvatura nga gjobëvëniet, e
milionave të vjedhura nga tenderat dhe sekserllëqet, mbetet  krimi më i rëndë që po kryhet ditën me diell
në shkallë vendi, nga ata që duhej të kishin dalë para ligjit. Përpara  kësaj maskarade dhe këtij krimi të rëndë
institucional  që po kryehet në prani
edhe të zyrtarëve të shteti  si në
hipoteka, kadastra, banka e zyra noteriale, qëndron neglizhenca dhe ftohtësia  e organeve kompetente, i organeve të hetimit
dhe kontrollit të pasurive. Kjo ka bërë që kollaret e shtetit, lubitë e
korrupsionit, ata që nuk lindën, por u bënë në pak vite milionerë dhe pronarë
tokash, ata që nuk i trashëguan  nga
gjyshërit dhe stërgjyshërit  por i grabitën
dhe i zhvatën  nën hundën e ligjit, të
tallen me forcën e tij. Ata janë  sulur  dhe po “pastrojnë” gjithçka  të  pisët
 nga vetja e tyre, po pastrohen nga
akuzat, denoncimet, penalitetet, dhe po shkelin sërish  hapur ligjet e këtij vendi.  Duke dashur 
të  bëjnë “catharsis” mbi gjithçka
të keqe që kanë brënda vehtes, ata po gënjejnë 
vehten duke menduar se “ligji nuk do ti prekë”. Në rast se ndodh kështu
, atëhere duhet thënë se reforma në drejtësi , ka dështuar ende pa u tharë boja
e miratimit nga ky parlament. Por  në
vorbullën e kësaj maskarade , janë edhe mjaft 
ligjvënës, ministra dhe drejtues 
të  tjerë  më minorë se ata, që kanë mbushur xhepat dhe
thasët me para koncesionesh, tenderash dhe investimesh, me para pronash të
shitura dhe të blera për një copë bukë, madje edhe me para  trafiqesh , sekserësh dhe droge si përdorues
dhe përfitues. Reforma në drejtësi, duhet tu nxjerrë “ujin e zi”  lubive të dhjamosur  me milionat e korrupsionit, kurse
organet  kompetente të mos mbyllin sytë
dhe të mos bëjnë sehir, tek shohin lëvizjet e fundit dëshpëruese të  atyre që prej kohësh duhet të ishin prapa
hekurave, dhe që fatkeqësisht  kapardisen
akoma majë posteve të Rilindjes. Nëse duam që të vërtetojmë se sa të korruptuar
dhe të lidhur më krimin janë  deputetët
aktualë dhe ata që do të zgjidhen pas 8 muajësh duhët padiskutim që të bëhet
testi i drogës.Atherë do të kuptojmë se ku e kanë gjetur drogën që kanë
përdorur dhe pse këta deputetë, kryebashkiakë, politikanë dhe funksionarë të së
drejtës janë të varur nga krimi që posedon dhe u shetë atyre pluhrin e bardhë.
Ja kjo quhet drejtësi dhe se parimi “të gjithë të barabartë përpara ligjit “ ,
të mos zëvendësohet si më sot me parimin “ mos bëni si bëjë unë ,por bëni si
themë unë”….  Ambasadorët e nderuar por
edhe ata pak të nderuar të perëndimit në Tiranë, tashmë besojë se po binden se
kë kanë mbështetur  verbërisht dhe se
parimi i të drejtës së qytetarëve është më i rëndësishëm se ai i një individi të
caktuar të cilit pas marjes së një mandate politik , i besohet pushteti
administrative, juridik, lokal apo pasuria kombëtare .Dhe ky mandate
politik,ekonomik dhe i sigurisë individuale dhe kombëtare nuk mund ti besohet
një përdoruesi droge ,ndaj testi i drogës për të gjithë ata që do të kandidojnë  të jetë 
detyrim,në të kundërt të mos kandidojnë. Për analogji në Ligjin për
Rivlersimin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë nga : Ambasadorët
e Perëndimit, misioni OPDAT, përfaqsues të Projektit EURALIUS,  Ekspertët 
e Nivelit të Lartë  në Komisionin
e Posaçëm të Kuvendit  si dhe
rekomandimet e Opinionit të Venecias u kërkua që gjyqtarët dhe prokurorët që
nuk duan të deklarojnë pasurinë ,janë të implikuar në çështje korruptive apo
mundet të kenë lidhje të dyshimta me elementët kriminalë duhet të largohen vullnetarisht
dhe konsiderohen të amnistuar dhe përfiton edhe 50% të pensionit ( Neni 49 dorheqja).
Edhe në rastin e Deputetëve, Kryebashkiakëve ,Kryetarve të  partive parlamentare dhe nënpunësve të
nivelit të lartë të administratës shtetrore duhet të përdoret i njëjti
kriter  matës nëse këta persona duan të
kandidojnë apo të emërohen në këto funksione të larta. Reforma në drejtësi për  shqiptarët 
do të thotë “ Do mbarset mali dhe do të pjellë një mi”. Në vendin tonë
ka pasur shumë haëndësime dhe një pjesë e tyre dolën më vonë të vërteta kur
ambasadorët perndimorë erdhën me duar në xhepa dhe u larguan milioner nga
trafikantët e vizave dhe të influencës politike,ndërsa kusuret po I hanë edhe
sot e kësaj dite shqiptarët e varfër. Sa për kujtesë po e mbyllë më një thënie
madhështore të Presidentit Amerikan Franklin Roosevelt ( 1882 -1945) I cili 75
vjetë më parë më  06 Janar 1941 ka pas
deklaruar për katër liritë themelore:

E
para

– lirinë e fjalës dhe të shprehjes;

E
dyta

– të drejtën që kushdo mund të nderojë Zotin sipas dëshirës dhe besimit ;

E
treta
 – zhdukjen e
varfërisë;

E
katërta
– çlirimi nga frika

Ku jemi ne shqiptarët
me këto katër parime dhe a e ka zhdukur klasa politike në këto 25 vite varfërinë
dhe vendosur drejtësinë ?! Secili le tia japë përgjigjen vetë.