Kemi 33 vjet që nuk fitojme dot me Letoninë…këtë radhë jo se nuk deshëm ne …por nuk deshte Sylvinjo.
Në 6 ndeshje 6 barazime e golaverazh 7-7…me Letoninë …
në të 66 në Rang-listën e fundit të FIFA e atë në vend të 138…në 2 herë në finalet e një europiani e ata zakonisht të 3 në grupet eliminatore…të europianëve e botërorëve…përjashto një kualifikim aksidental të tyre në Euro 2004…
Letonezët humbasin penallti…ne shënojmë e kryesojmë…dhe në fund të ndeshjes takimi mbyllet në barazim 1-1.
Pqr mua pas kësaj ndeshje përfundon endrra jonë për në Botëror sikurse normalisht duhet të përfundojë edhe vazhdimi i të qenit të Sylvinjos në krye të pankinës kuq e zi …dhe absolutisht e domosdoshme shporrja e Armando Dukës nga kreu i FSHF.
Mik të fortë paske patur o Rei Manaj…të humbësh atë lloj penalltie në atë ndeshje që për ne shqiptarët kishte vlera të shumë- fishta…e të jesh edhe sot në Riga …titullar në formacion madje edhe kapiten ekipi…nuk e di …por ti qofsh e ata që të llastojnë e përkëdhelin ty kësisoj në kurriz të Shqipërisë …qofshin.
Qenia jote sot titullar…e aq më shumë kapiten i kombëtares së Shqipërise pas gjithe asaj shemtie që ndodhi në ndeshjen me Serbinë ku TI e Sylvinjo jeni fajtorët kryesorë…për mua është një tallje bythe haptazi me Shqipërinë e shqiptarët…si nga trajneri yt e fatkeqësisht edhe i yni e po aq edhe nga vetë ty…që sillesh sikur nuk ka ndodhur absolutisht asgjë.
Po si mor zotni trajner fut në fushë fjala vjen në këtë ndeshje Balliun ndërkohë që Hysaj ishte absolutisht një nga dy më të mirët në ndeshjen e fundit me Serbinë.
Si mund të jetë sërisht titullar Laci e në stol të qëndrojë talenti M.Berisha…
Po mirë mor zotni …përse e me çfarë kurajo vazhdon ta mbash ende në lojë Kumbullën e le në stol talentin A.Bajrami…
Si ka mundësi që e zhduke nga faqja dheut Asanin…si ka mundësi që vetëm ti or zoti trajner i Shqipërisë nuk mund ta kuptosh dot se treshja sulmuese për momentin tek ne duhet të jetë Broja – Muçi – Daku…e zëvendësues të parë të tyre Uzuni- Asani – Hoxha e në tribunë Manaj yt.
Për çfarë i fut në 10 minutat e fundit Dakun e Uzunin…thjesht sa për të qenë brenda ?
Çfarë futbolli luajte ti sot në Riga kundër Letonise modeste …kur ne pjesen e pare fati te ndihmoj me penalltine e pritur nga Strakosha…po fati të ndihmojë me nje gol – autogol ne minuten e 29’…po fati të dënojë me atë gol qesharak të pësuar në mënyrë të çuditshme brenda zonës sonë në të 49′ …etj etj…
Eshtë e vërtetë që pjesa e dytë u luajt e tëra në gjysëm fushën letoneze …por çfarë konkretisht bëmë…sa rrezikuam…sa e kërkuam realisht golin e fitores…si e kërkuam…a mjaftojnë vetëm 2 gjuajtjet e Asllanit për ta fituar ndeshjen ?
Futboll i akullt, pa vizion, pa krijimtari, pa emocion, një Shqipëri pa ngjyrë e pa fytyrë…një Shqipëri kaotike , tepër e lexueshme…dhe asnjëherë meritore për ta fituar këtë ndeshje.
Unë nuk jam trajner zoti Sylvinjo…por ja që kam një jetë të tërë me futbollin e vite e vite të tëra pas kombëtares së vendit tim brenda e jashtë Shqipërie …..kam parë e përcjellë shumë si ty …të huaj e shqiptarë…kam parë e përcjellë vërtet shumë lojtarë që e kanë mbajtur veshur fanellën kuq e zi …disa e kanë merituar e nderuar atë e disa të tjerë e kanë bërë pis e turpëruar atë…
Edhe me alifmatraku or zotëri tashmë të sigurojë se në një ndeshje të tillë për mënyrën se si po rridhte loja do duhej të fuste që në fillim të pjesës së dytë …A.Bajramin për Kumbullën…M.Berishën për Lacin…Mucin për Hoxhën … Dakun për Manajn…e Uzunin për Brojën…
Kjo ndeshje sipas meje jo vetëm që mbushi kupën e Sylvinjos por dukshëm e derdhi atë…ndaj ai i pari duhet të largohet …sa më parë aq më mirë për kombëtaren e Shqipërisë…sepse një hilacak, një servil i ”shefit të madh të FSHF ” e një frikacak që luan për bythën e vet e jo për Kombëtaren e Shqipërisë… si ai ….nuk i duhet me kombëtares kuq e zi…aq më shumë një menexher fort i keq si ai i këtij grupi të talentuar lojtarësh shqiptarë pavarësisht se nuk luajnë në Atdheun e tyre …jo vetëm që nuk i duhet me futbollin tonë kombëtar, por në të kundërtën e dëmton fort atë….ndaj dhe Sylvinjo duhet të ikë…mundësisht që nesër…mjaft është mjaft.