Buffon s’e ka ndërmend të pensionohet: Do të luaj të paktën deri t’i mbush 43 vjet

276
Sigal

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, nuk e ka ndërmend t’i varë dorëzat në gozhdë, sepse thotë se do të luajë të paktën deri sa t’i mbushë 43 vjet, me synim për ta fituar trofeun në Ligën e Kampionëve.

Buffon u bë lojtari me më së shumti paraqitje në histori të Serie A, pasi e regjistroi paraqitjen e 648-të në ligën elitare italiane të shtunën në fitoren e Juventusit 4:1 kundër Torinos.

“M’u desh të prisja gjatë për këtë rekord, por nuk e kisha problem”, tha 41-vjeçari.

“Tani po luajmë shumë ndeshje. Jemi në një periudhë delikate të sezonit dhe presioni që ndjeva ishte vetëm në ndeshje. Tani jam i lumtur, por nuk kam menduar për këtë rekord më parë”, nënvizoi ai.

“Do të jem këtu deri në moshën 43-vjeçare të paktën. Kur të ndiej se e kam arritur fundin, do të largohem. Liga e Kampionëve ende më sillet në kokë, është e pashmangshme. I shkova shumë pranë trofeut shpesh herë por fakti që nuk e kam futur në dorë është bërë pendesë në jetën time”, shtoi ai.